Menu

“25 prill 2021 si 31 mars 1991”, Basha paralajmëron nga Shkodra betejën për zgjedhje të parakohshme

Gjatë komunikimit me demokrtatët e Shkodrës, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka tërhequr një paralele mes zgjedhjeve të 25 prillit dhe ato të 31marsit 1991. Siç dihet, regjimi konunist i fitoi zgjedhjet në atëkohë, por u detyrua të dorëzohej një vit më pas në 22 mars 1992.

“Jo më kot kam hequr një paralele midis 31 marsit të 1991-shit dhe 25 prillit 2021-shit. E ku tjetër më mirë se në Shkodër mund të shpjegohet kjo paralele jo thjesht në kuptimin mendor, racional e të arsyetimit, por në kuptimin shpirtëror të fjalës.

Kush prej atyre që ishin në moshë për të kujtuar, të rinj, gjimnazistë, studentë apo prindër nuk e mban mend pritshmërinë e datës 31. Kush nuk e mban mend zemrat e ngritura peshë nga emocioni dhe përligja e pritshmërisë se dita e fundit e komunizmit kishte ardhur, se dita e parë e demokracisë po çelte.

E ku më mirë se në Shkodër mund të shpjegohet zhgënjimi, ndjenja e pabesueshmërisë, e tronditjes së thellë që solli 31 marsi, zgjedhjet pa zgjidhje të 31 marsit e që çuan më pas në një tjetër shok dhe tronditje pas revoltës së gjimnazistëve të “Jordan Misjes” dhe shkodranëve me 2 prill që përfundoi me masakrën e 2 prillit”, deklaroi Basha.

Sipas tij në Shkodër ka zanafillën jo vetëm masakra zgjedhore, por dhe mekanizmi më i shëmtuar i aleancës dhe regjimit të Edi Ramës dhe Tom Doshit.

Mesazhi i parë i Bashës ishte se masakra zgjedhore e 25 prillit nuk njihet e nuk do të njihet kurrë prej tij, nga pozitat e kryetarit të Partisë Demokratike.

Ndërkaq nga Puka, Basha ka denoncuar me emra ata që sipas tij tjetërsuan votën. “Termi masakër zgjedhore, nuk do të thotë thjesht vjedhje votash, as thjesht blerje votash, por është një katalog i plotë i shkeljes së çdo rregulli, të çdo ligji, të çdo neni, të kushtetutës, të kodit zgjedhor, të kodit penal, e të kodeve e ligjeve të tjera të republikës, është katalogu i plotë i qindra dhe i mijëra trukeve, hileve të përdorura nga çdo instrument i shtetit”, sqaroi Basha.

“Kombinimi i kësaj masakre zgjedhore ka tre emra, të paktën tre autorë, secili prej tyre përfaqësues i të paktën një prej instrumenteve që u përdor në Pukë e mbarë Shqipërinë: Tom Doshi, figurën e njohur të krimit dhe të korrupsionit, Benet Beci, bankomatin me të cilin vota shkoi deri në 300 euro dhe Mark Froku dhe rrjeti i tij kriminal që bëri shpërndarjen e këtyre parave për të blerë mjerimin e mbjellë në çdo sofër pukjane”.

Kreu i PD-së zhvilloi takime edhe në Vaun e Dejës, Malësia e Madhe ku kërkesa e tij ka qenë e njëjtë: “Dua ta konsiderojmë13 qershorin një datë të rëndësishme dhe jonjë ditë rutine. Pas 25 prillit, ky është testi i parë jo vetëm për anëtarësinë, por edhe shqiptarët, për mbështetësit tanë”.

alert.al/

Related Posts