Në stadiumin Air Albania ka nisur pasditen e kësaj të hëne kryerja e vaksinës anti-kovid. Bujaria e një shteti mik të Shqipërisë, por që ende nuk dihet emri, bëri që të mbërrijnë 975 dozat e para edhe në vendin tonë. Kjo sasi do të shkojë fillimisht për mjekët dhe infermierët që janë në gatishmëri të plotë ndaj pacientëve me koronavirus.
Radha më pas do t’i takojë të moshuarëve, si grupi më i riskuar nga kjo pandemi. Ndonëse gjatë kësaj të hëne në qendër të vëmendjes ishin bluzat e bardha, nuk munguan në stadium edhe disa të moshuat të cilët shpresonin të vaksinoheshin më herët seç është parashikuar. Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza nga kompania Pfizer të cilat priten të vijnë në intervale kohe të ndryshme. Pa harruar edhe marrëveshjen me Covax për të tjera sasi dozash të vaksinës anti-kovid.
Përtej konspiracioneve, mjekët kanë këshilliar që qytetarët duhet të vaksinohen. Kjo shihet si shpëtimi nga pandemia duke krijuar imunitet ndaj virusit. Përsa i përket personave të përjashguar, mjekët sygjerojnë që fëmijët në 14-vjeç të mos e kryejnë vaksinën, po ashtu edhe gratë shtatëzana. Ndërsa personat që e kanë kaluar Covid-19 nuk rekomandohet ta kryejnë vaksinën, përfaktin se ata kanë krijuar anti-trupa dhe mund të mbrohen tashmë nga virusi që zuri fill në vendin tonë që prej muajit Mars.
Qendra Alert / Alert.al