Menu

Emri/ Biznesmeni rrëzohet nga shkallët e hotelit, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Një biznesmen është aksidentuar mesditën e sotme duke pësuar dëmtime të rënda. Nga raportimet mësohet se Pëllumb Keqaj është rrëzuar në shkallët e hotelit të tij.

Fillimisht ai është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës dhe më pas është transportuar drejt Tiranës me anë të një helikopteri.

Nuk dihet ende shkaqet e këtij aksidenti si dhe as gjendja e biznesmenit Keqaj i cili tashmë po merr trajtim mjekësor në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Related Posts