Menu

A duhet t’i mbështjellim ushqimet me letër alumini?

Letra e aluminit përdoret shumë në kuzhinën e një amvise, por a nevojitet për të gjitha ushqimet?

Është shumë e lehtë të mbuloni pjatën tuaj me një fletë metalike, pa ndryshuar enën, por po rrezikoni veten dhe familjen tuaj.

Pse ndodh kjo? Kur e lëmë ushqimin e nxehtë në temperaturë ambienti për më shumë se dy orë, dalëngadalë krijohen disa baktere, të cilat janë shkaktarë të sëmundjeve të rënda.

Megjithatë, e njëjta gjë mund të ndodhë nëse ushqimin e mbulojmë me letër alumini, pasi nuk e mbyll hermetikisht dhe bakteret qarkullojnë lirshëm brenda tij.

Si të ruani siç duhet ushqimin?

Që ushqimi ynë të zgjasë dhe të mos jetë i rrezikshëm për shëndetin, duhet ta ruajmë siç duhet, në enë plastike që mbyllen hermetikisht.

Dhe sigurisht këtë proces duhet ta bëjmë jo më shumë se 2 orë pasi të jetë përgatitur për të mos lejuar që bakteret të fillojnë të rriten.

Qumështi dhe mishi janë të prirur ndaj baktereve, ndaj duhet të kemi shumë kujdes në ruajtjen e tyre.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts