Menu

A rrezikohen produktet nga mjetet e paketimit?

Qendra për Sigurinë e Prodhimit i ka dhënë fonde studiuesit Paul Dawson, Ph.D. në Universitetin Clemson, për të ekzaminuar rreziqet e mundshme të kontaminimit patogjen nga sipërfaqet e thata të paketimit të produkteve.

Dawson zgjodhi të ekzaminojë mbijetesën e Listeria monocytogenes dhe Salmonella në sipërfaqe të thata, në paketimin e pjeshkave të simuluara në laborator. Këta dy patogjenë janë gjetur në ambalazhe dhe kanë fiziologji të ndryshme.

Dawson tha se të dhënat fillestare sugjerojnë se mikroorganizmat kanë disa mekanizma për t’u përshtatur me kushtet e thata. Intervalet e gjata të mbijetesës të Listeria dhe Salmonella theksojnë gjithashtu rëndësinë e pastrimit dhe dezinfektimit të zonave të thata, për të parandaluar ngjitjen mikrobike.

Hapi tjetër i studiuesit është të vlerësojë efektivitetin e një numri të dezinfektuesve të aprovuar të kategorisë ushqimore, në kushte të ambalazhimit të thatë të simuluar nga laboratori. Dawson shpreson se rezultatet do të ndihmojnë në identifikimin e praktikave të menaxhimit për të reduktuar praninë e patogjenit në një mjedis të thatë.

“Në përgjithësi, ne po kërkojmë të përmirësojmë sigurinë dhe cilësinë e produktit duke gjetur zonat problematike në pjesët e fundit të procesit që mund të jenë anashkaluar në fabrikë”-tha Daëson. “Ato mund të jenë zona kritike. Duke i synuar ato dhe duke përcaktuar mbijetesën e patogjenëve, ne mund ta bëjmë produktin më të sigurt.”

Salmonella dhe Listeria monocytogenes janë patogjenë të rëndësishëm që vijnë nga shpërthimet të lidhura me konsumin e produkteve dhe frutave të freskëta. Ndotja e produkteve të freskëta është problematike pasi këto produkte zakonisht konsumohen pa ngrohje. Për të shmangur ngjarjet e kontaminimit, industria e paketimit duhet të mbështetet në praktika rigoroze sanitare, duke përfshirë zonat e thata të ambalazhit, siç mund të jenë kartonët.

Rreth CPS

Qendra për Sigurinë e Prodhimeve është një organizatë jofitimprurëse dhe që shfrytëzon ekspertizën e kombinuar të industrisë, qeverisë dhe komuniteteve shkencore dhe akademike për t’u fokusuar në ofrimin e kërkimeve të nevojshme për të përmirësuar vazhdimisht sigurinë ushqimore. Ky nivel bashkëpunimi lejon CPS të plotësojë boshllëqet e njohurive për sigurinë e prodhimit të ushqimit dhe të adresojë si prioritetet kërkimore ashtu edhe nevojat e industrisë imediate. (FoodSafety)

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts