Menu

Akti i të dhënave, sa i rëndësishëm është për konkurrencën dhe zgjedhjet e konsumatorit

Propozimi i Komisionit Evropian i publikuar dy dite më parë për të vendosur rregulla të reja për ndarjen e të dhënave, duke përfshirë kushtet dhe mbrojtjen për transportueshmërinë dhe aksesueshmërinë e të tyre, është thelbësor për konsumatorët.

Si krijues të shumë prej këtyre të dhënave – nëpërmjet përdorimit të pajisjeve të lidhura dhe shërbimeve dixhitale – konsumatorët duhet të qëndrojnë gjithmonë në kontroll se si dhe me kë ndahen të dhënat që ata ndihmuan në gjenerimin e tyre. Këto të dhëna janë të dobishme për të gjitha llojet e shërbimeve në ekonomi, nga të cilat mund të përfitojnë edhe konsumatorët, si p.sh. ofruesit e shërbimeve konkuruese ose një përzgjedhje më e gjerë e shërbimeve të tregut, duke përfshirë riparimin dhe mirëmbajtjen. Për shembull, duhet të jetë e mundur që të dhënat e krijuara nga një frigorifer inteligjent të dërgohen te një konkurrent ose të aksesohen nga një shërbim i palës së tretë, nëse konsumatori dëshiron. Këto të dhëna mund të përfshijnë cilësimet e frigoriferit, informacione për përmbajtjen e frigoriferit, mënyrën se si ai ndërvepron me pajisje të tjera inteligjente në shtëpi ose për mënyrën, se si përdoret frigoriferi ose mund të mos funksionojë. Monique Goyens, Drejtore e Përgjithshme e Organizatës Evropiane të Konsumatorit (BEUC), tha: “Akti i të dhënave është një pjesë e rëndësishme e bashkimit të pjesëve të një figure, si pazëll. Për t’u siguruar që të dhënat mund të aksesohen në mënyrë të drejtë në të gjitha industritë, ndërsa u jep përdoruesve fuqinë e plotë për të vendosur se çfarë ndodh me të dhënat që ata gjenerojnë. Përtej ofrimit të një kuadri në të cilin të dhënat aksesohen dhe shpërndahen, Akti i të Dhënave i BE-së duhet të plotësojë rregullat ekzistuese të mbrojtjes së të dhënave, konsumatorit dhe konkurencës”. “Është thelbësore që konsumatorët të vendosin, se çfarë ndodh me të dhënat që gjenerojnë, kur i ndajnë dhe me kë. Konsumatorët duhet të kenë të drejtën e transportimit të të dhënave të thjeshta për t’u ushtruar, të cilat shtrihet përtej të dhënave personale, në mënyrë që ata, për shembull, të mund të marrin të gjitha të dhënat e tyre nga një shërbim në tjetrin nëse dëshirojnë. BE-ja, duhet gjithashtu të sigurojë që Akti i të Dhënave të mos përfundojë duke përforcuar monopolet e të dhënave Big Tech., theksoi Goyens.

Burimi: Beuc.eu

Qendra ALERT / Alert.al

Related Posts