Aktivitete

Qendra ALERT, krahas zbatimit të projekteve me donatorë të ndryshëm, është e akvizituar dhe në proceset e integrimit europian të Shqipërisë, për kapitujt që kanë lidhje me konsumatorin dhe jovetëm.

ALERT është pjesë e Tryezave për Platformat e Partneritetit për Integrimit Europian për Kapitujt 1, 3, 20 dhe 28, që drejtohen nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, si dhe për Kapitullin 12 që drejtohet nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Qendra ALERT është dhe anëtare e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.

Në Shkurt të vitit 2020, Qeveria shqiptare, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Parlamenti, po bënin disa ndryshime në Ligjin Nr.9863 “Për Ushqimin”. Qendra ALERT ofroi kontriburin e saj dhe loboi pranë Kuvendit të Shqipërisë, ku më pas dhe u thirr për t’u dëgjuar në Komisionin Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në kuadër të këtyre ndryshimeve.

Në janar 2022, Qendra ALERT zhvilloi një sondazh kombëtar për konsumatorët dhe të drejtat e tyre, rezultatet e të cilit u publikuan më 15 mars 2022, në Ditën Botërorë të të Drejtave të Konsumatorëve, në një aktivitet të organizuar pranë “Europe House”, me përfaqësues të institucioneve shtetërore që kanë për detyrë mbrojtjen e konsumatorit, me Organizata të Shoqërisë Civile, përfaqësues nga ambasadat, ekspertë dhe mediat.

Qendra ALERT është dhe autore e Emisioni ALERT, i cili prej 4 vitesh transmetohet në televizionin News24, si një produksion i jashtëm. Dy sezone të tjera është realizuar transmetua në TV Scan dhe Tv Ora News.
Profili i emisionit, ashtu si dhe ai i organizatës, është mbrojtja e konsumatorit. Alert trajton dhe tema të tjera sociale, që gjithësesi reflektojnë në cilësinë e jetës së konsumatorëve shqiptarë.