Kuvendi do të mblidhet të mërkurën më datë 9 Qershor për të votuar shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta. Vendimi për thirrjen e kësaj seance parlamentare u mor në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve.
Në seancën e 9 Qershorit, ligjvënësit do të votojmë mbi raportin përfundimtar të komisionit hetimor parlamentar,i cili gjeti fajtor Ilir Metën për shkelje të Kushtetutës gjatë fushatës zgjedhore dhe ditën e heshtjes elektorale. Sipas raportit të komisionit hetimor, Presidenti i Republikës Ilir Meta me aktet, deklaratat dhe vendimet e tij nuk përfaqëson më unitetin e popullit. Po ashtu, hetimori theksoi se kreu i shtetit ka treguar anësi politike, ka nxitur dhunën përmes deklaratave të tij dhe ka vënë në rrezik marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, partnerin strategjik të Shqipërisë.
Sipas përcaktimeve të Rregullores së Kuvendit, kjo do jetë një seancë e posaçme parlamentare, nisur nga rëndësia që mbart
LEAVE A COMMENT