Filantropi i njohur Lazim Destani ka reaguar për aksidentin tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 46 persona, mes tyre fëmijë dhe shqiptarë të Maqedonisë së Veriut. Destani shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave dhe uron shërim të shpejtë për të lënduarit.
“E kobshme dita e sotme, aksidenti tragjik i autobusit përplot me udhëtarë nga vendi ynë ka pllakosur vendin e rajonin, shumë e rëndë!
Lutjet dhe mendimet e mia janë pranë familjeve që humbën më të dashurit, u shpreh atyre ngushëllimet më të ndjera, ndërsa të lënduarve, shërim të shpejtë. Zoti i mëshiroftë viktimat, familjeve u dhëntë forcë e durim” -shkruan në Facebook Lazim Destani.
Qendra Alert/Alert.al
LEAVE A COMMENT