Një autobuz i Tiranës së Re është aksidentuar pak më parë në zonën e “9 katsheve” në Tiranë.
Sipas informacioneve bëhet me dije se është lënduar një person. Siç duket ka qenë vetëm një defekt teknik që ka shkaktuar humbjen e kontrollit të automjetit nga ana e shoferit.
Ndërkohë është bërë testi i alkoolit ndaj drejtuesit të automjetit por rezultoi se nuk kishte konsumuar së fundmi.
Sistemi i frenimit funksionon përmes ajrit, dhe mjeti ka nisur të lëviz pa drejtuesin brenda. Ky i fundit i ka thënë policisë në dëshminë paraprake “Zbrita për të marrë një shishe uji. Pashë mjetin që po lëvizte u nisa drejt tij, por sbëja dot gjë. Fatmirësisht një shtyllë u fut brenda fizarmonikës që pengoi lëvizjen e autobusit”
LEAVE A COMMENT