Menu

Arrestohet në Kavajë Prokurori i Kukësit bashkë me shoferin, akuzohet për korrupsion

Është arrestuar në Kavajë prokurori i qytetit të Kukësit Edmond Kariqi. Dyshimet e para janë se prokurori është përfshirë në korrupsion. Po ashtu, është arrestuar edhe shoferi i tij, i përfshirë në abuzimet e prokurorit.

Prokurori i arrestuar është Edmond Karriqi, ndërsa personi tjetër është Isuf Gega. Operacioni mësohet se është urdhëruar dhe koordinuar nga Prokuroria Speciale SPAK, por nuk dihet se për çfarë ata akuzohen specifikisht. Menjëherë pas ndalimit, në mes të shëtitores së Kavajës, Policia ka bastisur dhe shtëpinë e magjistratit.

Procedimi penal ndaj magjistratit Edmond Karriqi, njëherësh drejtues i komanduar i Prokurorisë së Kukësit ka nisur rreth një muaj. Me urdhër të SPAK ai është mbajtur në monitorim nga organet e tjera ligjzbatuese.

Sot, teksa ndodhej në shëtitoren e Kavajës bashkë me sekretarin e Prokurorisë së këtij qyteti, prokurori është marrë nga policia. Edmond Karriqi është ndaluar për akuza që lidhen me korrupsionin dhe aktualisht po merret në pyetje.

alert.al/

 

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed