Menu

Autoriteti Europian i Sigurisë Ushqimore: Nuk mund të vendoset një limit apo kufizim për sheqernat

Një panel me ekspertë të Autoritetit Europian të Sigurisë Ushqimore (EFSA) ka përfunduar vlerësimin e tij paraprak në lidhje me sigurinë e sheqernave të marra nëpërmjet dietës ushqimore pas një rivlerësimi të përgjithshëm shkencor.

Shefi i Njësisë së Ushqimit të EFSA, Valeriu Curtui, tha që: “Kjo ka qenë një punë jashtëzakonisht sfiduese deri më tani, duke përfshirë vlerësimin e mbi 30,000 botimeve. Ekspertët dhe stafi ynë kanë bërë një përpjekje të madhe për të arritur në këtë pikë dhe kanë zbatuar standardet më të larta shkencore’

EFSA do të vazhdojë më konsultimet e hapura me publikun të cilat do të vazhdojnë deri më 30 shtator.

Pesë vende evropiane (Danimarka, Finlanda, Islanda, Norvegjia dhe Suedia) i kërkuan EFSA-së të përditësojë një vlerësim të vitit 2010 dhe të rishikojë literaturën më të fundit shkencore mbi lidhjet ndërmjet marrjes së sheqernave dhe sëmundjeve të ndryshme, si p.sh. obeziteti, diabeti tip II, sëmundjet kardiovaskulare, si dhe kariesi dentar.

Këto vende specifikisht kërkuan nëse do të ishte e mundur të vendosnin një limit  të ndërprerjes të marrjes së sheqerit të bazuar në të dhëna shkencore ― ose i quajtur ndryshe një “nivel i sipërm i tolerueshëm apo i pranueshëm” (UL) për lëndët ushqyese ― për sheqernat totale dietike, nën të cilat konsumi nuk do të shkaktonte probleme shëndetësore.

Por në draftin paraprak, EFSA ka dalë në përfundimin që duke shqyrtuar më shumë se 30,000 botime, shkencëtarët e tyre konkludojnë që tani për tani nuk është e mundur të vendoset një prag apo kufizim i tillë.

Sidoqoftë, opinioni shkencor konfirmon, me shkallë të caktuara sigurie, lidhje të ndryshme midis marrjes së kategorive të ndryshme të sheqernave dhe rrezikut të zhvillimit të sëmundjeve kronike metabolike dhe kariesit dentar. Por, ky informacion ka për qëllim të ndihmojë shtetet anëtare të BE-së në përcaktimin e qëllimeve për popullatat dhe / ose rekomandimet për individët në vendin e tyre.

Burimi: EFSA

Qendra Alert

alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed