Menu

Dy makina përplasen ‘kokë për kokë’ me njëra-tjetrën, 4 të plagosur, në rrugën Elbasan-Peqin

Dy automjete janë përplasur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Për pasojë janë plagosur 4 persona, të cilët janë dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Aksidentet në rrugët e Shqipërisë duket se nuk kanë fund! Dy ditë më parë, një aksident në rrugën Levan-Vlorë shoi një familje prej katër anëtarësh, të cilët sapo ishin kthyer nga Greqia për pushime. Mjeti tip “Toyota” me të cilin po udhëtonin u përplas nga “Audi”, që dyshohet se po udhëtonte me shpejtësi të lartë, mbi 200 km/orë. Drejtuesi i mjetit, 22-vjeçari Igli Madani u la sot në burg nga gjykata. Medani rrezikon deri në 20 vjet heqje lirie.

Në po të njëjtën ditë, një 82-vjeçar, i cili po ecte në trotuarin përgjatë lumit Lana në kryeqytet, u përplas nga një makinë, që po udhëtonte me shpejtësi. Një ditë më vonë, shtetasi me iniciale Q.K. ndërroi jetë në spital, pasi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë, policia rrugore ka shtuar postblloqet në të gjitha akset rrugore të vendit, duke kontrolluar dhe ndëshkuar shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor. /Top Channel/

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed