Menu

Dyfishohen kontrollet e AKU në ferma

Zv/Ministri i Bujqësisë nga Lushnja: Nuk ka rrezik për gripin e shpendëve H5N8

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nis kontrollet në terren pas alarmit të ngritur nga agjencitë e veterinarisë për përhapjen e gripit të shpendëve në vend. Subjekt i monitorimit nuk do të jenë vetëm kompanitë e mbarështimit të shpendëve.

Ne jemi mësuar dhe e dimë dhe herë të tjera ka kapur shumë vende, masat janë të plota, grupet dhe trupat e veterinerëve janë në terren, kanë evidentuar çdo situatë”, tha zv/ministri i Bujqësisë. Dhimitër Kote.

Zv.ministrit i Bujqësisë, Dhimitër Kote, deklaroi nga Lushnja se nuk ka arsye për t’u shqetësuar dhe situata është në kontroll.

Janë marrë masat karantinore nga një drejtori, Agjencia e Veterinarisë që është në Ministrinë e Bujqësisë. Të gjitha këto zona janë të izoluara, ka dalë një urdhër i ministres ku ndalon ardhjen e shpendëve nga zonat e prekura për në Shqipëri. Është një kontroll i fortë që bëhet nga AKU-ja dhe Agjencia e Veterinarisë. Kjo do kujdes, por nuk do alarm”.

Rasti i parë me gripin e shpendëve u zbulua të Shtunën në Kinë, ndërsa menjëherë autoritetet shqiptare njoftuan ndalimin e importit të këtyre kafshëve nga disa shtete.

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed