Menu

BERZH: Ekonomia e Shqipërisë rritet 8% ketë vit, më 2023 rikthehet rënia

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) e rishikoi me ulje parashikimin për rritjen e ekonomisë së Shqipërisë për këtë vit.

Në raportin e projeksioneve të vjeshtës, BERZH njoftoi se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 8% gjatë vitit 2021, nga 4,5 që ishin pritshmëritë në projeksionet në qershor. Për vitin 2022, ekonomia pritet të rritet me 3.5% dhe në vitin 2023 pritet rënie me 0.3%.

BERZH vuri në dukje se ekonomia shqiptare shënoi rritje pozitive për tre tremujorë me radhë, nga tremujori i fundit i 2020 deri në tremujorin e dytë të 2021. Në tremujorin e dytë të 2021, PBB u zgjerua me gati 18% pas një rritje të fortë në tregtinë e brendshme si dhe rritjes së vazhdueshme në industrisë dhe sektorit të ndërtimit. Rritja e konsumit gjithashtu po përfiton nga rritja e remitancave.

Eksportet në 8-mujorin 2021 kanë tejkaluar periudhën e krahasueshme të 2019 me rreth 15% në vlerë nominale, pasi kërkesa e jashtme u rrit për të gjithë sektorët u rrit, përfshirë edhe për produktet e sektorit minerar, të cilat dominojnë shportën e eksporteve me afro 65%.

Të ardhurat nga eksportet e shërbimeve ishin gati katër herë më shumë se të ardhurat nga mallrat dhe u rikuperuan fuqishëm, por ende nuk kanë arritur nivelet e 2019, të pakten në gjysmën e parë të vitit

Pasi shënoi dobësi në 5 muajt e parë të 2021, turizmi u rimëkëmb fuqishëm në stinën e verës, analizoi BERZH. Në qershor-gusht, numri i turistëve të huaj pothuajse barazoi shifrën e para pandemisë.

Politikat monetare dhe fiskale mbetën akomoduese për të mbështetur rimëkëmbjen, ndërkohë që presionet inflacioniste mbeten të moderuara dhe niveli i inflacionit është ende nën nivelin e objektivit të bankës qendrore prej 3%. (Monitor)

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed