Menu

Donjaldo Hoxha nga Industria e Përpunimit të Qumështit: Kërkesat ndaj qeverisë, si rrezikohet kolapsi dhe falimenti

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Donjaldo Hoxha Sekretar i Përgjithshëm, Industria e Përpunimit të Qumështit ka folur për kërkesat që i kanë parashtruar qeverisë, mbështetjen për t’iu përafruar vendeve të rajonit, subvencionim jo si një masë ndihmëse, por e domosdoshme.

“Shoqata e Industria e Përpunimit të Qumështit nuk ka kërkuar heqjen e taksës së qumështit pluhur. Ishte një pretendim që nuk qëndron, pasi këtë taksë mund ta dyfishojnë apo trefishojnë, pasi nuk ka impakt. Ajo që kemi kërkuar, në hir të bërit biznes të drejtë dhe në konkurrueshmëri është se nëse vendoset taksë në qumështin pluhur, atëherë kemi kërkuar taksë për çdo produkt importi që prodhohet dhe ka bazë qumështin pluhur. Pra, është kërkuar që të garantohet barazia dhe konkurrueshmëria në treg. Kemi ligjin e ushqimit që është marrë 100% nga BE, zbatohet në vendin tonë dhe ligjin për etiketimin. Në të gjitha fabrikat e mëdha të përpunimit të qumshtit në vend nuk ka asnjë mundësi të mos e zbatojnë këtë ligj në prodhimin e produteve të tyre që nxjerrin në treg për konsumatorin shqiptar. Në lidhje me përdorimin e qumështit pluhur është i caktuar në ligj etiketimi dhe përdorimi i tij. Qumështi pluhur përdoret si rregullues, si stabilizues, përmirësues dhe standartizues i cilësisë së produkteve që prodhohen. Industritë që e përdorin janë të ndryshme, si nga industria e qumështit pluhur për bebe, ëmbëlsira, pijet me bazë qumështi, çokollata, akullore, mishi dhe buka. Të gjitha anëtarët e shoqatës tonë elementin më të rëndësishëm kanë fermerin dhe fermat shqiptare si dhe rritjen e sasisë e cilësisë të qumështit të freskët. Çdo produkt që hidhet në treg prodhohet sipas skedës teknike të miratuar nga AKU. Ku është përcaktuar mirë se të gjitha elemtentet duhet të paraqiten në etiketë. Qumështi i freskët i lopes, por edhe kosi nuk kanë qumësht pluhur brenda. Konsumatori duhet ta lexojë etiketën e produktit të prodhur dhe kështu do shmangej ngërçi i krijuar. Për qumështin pluhur, të gjitha fabrikat që janë të licencuara dhe punojnë në vendin tonë janë të detyruara që në etiketë të bëjnë prezantimin e të gjitha elementëve që përdorin në produktin e tyre. Rreziku më i madh është i njësive të palicencuara. Ato që nuk kanë zinxhir kontrolli nuk dimë se çfarë përmbajtje kanë.

Kërkesat tona: T’i përafrohemi rajonit nisur nga politikat për të hyrë në tregun e gjerë të Ballkanit Perëndimor. Ashtu siç e ka rajoni, të kemi ulje të TVSH për produktet me bazë blegtorale. Nëse sot e shesim me 20% në shitje, kemi kërkuar që të bëhet 6%, rajoni e ka 5%, kjo do bënte të mundur që produkti ynë të shkonte me çmim konkurrues në raport me rajonin, drejt konsumatorit përfundimtar. Nëse ne do shkojmë drejt një tregu të hapur, duhet të vihemi në kushte të barabarta me konkurrentët e rajonit, në të kundërt dihet rezultati final. Do të jetë një faliment dhe kolaps për industrinë tonë të përpunimit, e cila do ndiqet pastaj dhe nga prodhuesit e qumështit. Subvencionimi në situatën që ndodhemi nuk është më masë ndihmuese, por e domosdoshme. 10 lekë subvencion për çdo litër qumësht të dorëzuar nga fermeri në pikat e licencuara të grumbullimit ose fabrikat e përpunimit të qumështit”-deklaroi Donjaldo Hoxha.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed