Menu

Fermerët në protesta para Kuvendit: Është mbushur vendi me produkte serbe

Teksa mbahet seanca plenare, një grup fermerësh të Myzeqesë kanë protestuar para Kuvendit, duke kundërshtuar paketën fiskale. Ata janë takuar edhe me kryeministrin Edi Rama në një prej sallave, ku sipas tyre, kreu i qeverisë u ka dhënë të drejtë, duke u shprehur se ishte informuar ndryshe.

Gjatë fjalës së tyre, të gjithë fermerët kanë ngritur shqetësimin edhe për nismën “Open Ballkan”, ndërsa pretendojnë se Serbia po mbizotëron në treg, duke krijuar një konkurrencë të padrejtë. Gjithasht ndërsa të gjithëve u janë premtuar ndryshime në takimin me ekspertët, fermerët kanë paralajmëruar protesta të tjera. Kësaj herë në vendet e tyre bashkë me të gjitha mjetet e tyre bujqësore.

“Serbia e ka mbushur vendin me qumësht. Po e sjell tani, imagjoni me “Open Ballkan” ça do bëhet. Subvencionimi nuk është real. Kërkojmë të jemi në kushte të barabarta me Ballkanin, jo me Europën, me Ballkanin,”-thanë fermerët.

Qendra Alert/Alert.al

 

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed