Menu

Kërkesat e fermerëve, ministrja e Bujqësisë: Jemi në krah të tyre!

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca në lidhje me shqetësimet e fermerëve për paketën fiskale deklaroi pas mbledhjes të qeverisë se ato adresohen në buxhetin e shtetit nëpërmjet masave mbështetëse direkte.

“Jemi në dialog të vazhdueshëm që para protestës të zhvilluar. Kamë qenë në Lushnjë, jam takuar me drejtues të pikave të grumbullimit, eskportues dhe fermerë. Dialogu nuk ka munguar asnjëherë. Fermerët kanë disa pretendime për paketën fiskale që janë të adresuara mjaft mirë në buxhetin e vitit 2022 që vijnë si masa mbështetëse direkte për fermerët, për agropërpunuesit, rritjen e produktivitetit të bujqësisë për të pasur më shumë eksporte dhe mirëqenie ekonomike. Jemi në dialog të vazhdueshëm me fermerët. Nuk jemi në kahe të kundërta të barrikadës, por jemi të dyja palët në një kah”-tha Krifca.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural tha se në qeveri u miratua projektvendimi për shtyrjen e afatit të zbatimit të programit të zhvillimit rural në bashkëpunim me qeverinë gjermane në një fond prej 5,7 mln euro. Mbështetja do të ofrohet në dy komponentë. Në një fond prej 3 milionë euro synohet rritja e konkurrueshmërisë të fermerëve shqiptarë dhe pjesa tjetër do të jetë financime nëpërmjet granteve për bizneset e vogla bujqësore të prekura nga pandemia e covid-19. Mbështetja nis që në fund të këtij viti për t’u shtrirë në të gjithë vitin 2022.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed