Menu

Eksperti për vdekjen e Evgjeni Baxhos: “Rituali bëhet online”; gazetarja: Po hetohet edhe një rast tjetër

Ekspert i profilizimit kriminalistik, Ervin Karamuça i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ka thënë se vdekja e mistershme e të resë Evgjeni Baxho, së cilës iu gjetën në trup edhe disa shenja ka lidhje me një sekt.

Po ashtu Karamuça tha se këta persona që ftohen të bëhen pjesë e këtij rituali mund të joshen edhe me një kurs anglishtjeje, deri sa vjen një moment që i bëhet shpëlarje ideologjike.

Karamuço: Tre ngjarje me katër viktima brenda viti i marr të lidhura brenda tyre. Ai më tha se policia nuk vepron dot e vetme. Ne jemi në një situatë ku policia pa një konstelacion aktual mes pedagogëve me gazetarët dhe priftërinjtë e specializuar në rituale okulte ne nuk do ia dalim dot t’i shmangim këto ngjarje.

Nga ato shenja që viktima ka më rezulton se janë pjesë e një rituali sakrifice. Mua më rezulton se është një ritual që mund të bëhet online, personat nuk janë koshientë, por janë në gjendje transi dhe kur vijnë në ndërgjegje ai kupton se është në një gjendje të rënduar mendore.

Sipas jush zoti Karamuça vajza ndiqte sekte okulte dhe fetare?

Karamuça: Në një manual që po lexoja mbrëmë dhe është i vitit 2016, janë të përcaktuara të gjitha rastet kur këta persona hyjnë, joshen, mund t’i ofrohet një kurs anglishteje, pastaj i bëhet një shpëlarje truri ideologjike dhe në këtë rast ata kërcënohen që t’i nënshtrohen këtyre ritualeve. Ne duhet të bëjmë një apel për të gjithë prindërit, të kenë kujdes me fëmijët e tyre të rinj si flasin, vishen, kurohen dhe më tej.

Gazetarja Anila Hoxha ka folur për rastin e të riut, të identifikuar si Gerti, i cili ndërroi jetë për shkak të refuzimit të ushqimit. Për këtë çështje po hetohet ende ndërsa nuk ka detaje konkrete në lidhje me vdekjen e tij.

Në emisionin “Open” në Top Channel, rrëfeu se dyshohet që ngjarja të ketë lidhje me udhëtimin e të riut në Greqi, nga ku u kthye me dëshirën për të konsumuar vetëm produkte me natyrë bimore.

Teksa familjarët po përpiqeshin që të ndryshonin mënyrën e tij të jetesës, Gerti vendosi që të largohej nga shtëpia dhe pas disa ditësh u gjet i vdekur në një Bathore teksa ishte i ulur në formën e ritualit të lutjes.

Anila Hoxha: Bëhet fjalë për një 32 vjeçar, Gerti, i cili ndryshoi sjellje në mënyrë të beftë dhe filloi të izolohet e të ndryshojë menunë ushqimore duke kërkuar vetëm produkte me natyrë bimore dhe duke i kërkuar edhe familjes që të ushqehej në këtë mënyrë. Në këto momente, në familjen e tij hapet një konflikt, e dinin që djali po frekuentonte diçka ndryshe dhe më pas djali largohet nga shtëpia në gusht 2019 dhe në fund të muajit gjendet në ullishte në Bathore.

E gjetën në një formë të ulur në ritual lutjeje. Ai ka ndërruar jetë nga refuzimi i ushqimit dhe kjo përcaktohet në ekspertizë. Prokurorja e çështjes dyshon që ngjarja lidhet me Greqinë se i riu kishte qenë në Greqi dhe është kthyer me këtë ndryshim, me këtë indoktrinim me refuzim ushqimi.

Ka pasur një ping pong kjo dosje dhe çështja vijon të mbetet sekret me pakënaqësi të vazhdueshme nga familjarët që kërkojnë vazhdimisht të mësojnë diçka më shumë.

Ndërsa për rastin e Zhaneta dhe Anisa Jostifit (nënë e bijë) që u vetëflijuan me idenë se do të ringjallen së bashku me vajzën tjetër të pajetë që mbanin në shtëpi, cilësohen si vdekje të ndodhura për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Gazetarja Anila Hoxha thotë se nuk e marrin parasysh se kush ka ndikuar në gjendjen e tyre duke shtuar se ka dëshmitarë që tregojnë se ato takonin njerëz të çuditshëm.

Anila Hoxha: Ka 2 kategori ngjarjesh që mbyllen lehtë, e para që konsiderohen për motive banale dhe mbyllet. Janë dhe histori të tilla që nuk shpjegohen dot dhe e cilësojnë si çështje për shkak të kushteve të rënduara të viktimave. Por nuk merret asnjëherë parasysh se kush i ka ndikuar. Nuk shkruanin letra anonime, por ishin me mikrofon dhe thonin njerëz të çuditshëm i takonin këto gra.

Gazetarja Hoxha ka dhënë detaje të tjera lidhur me ngjarjen e rëndë, të vdekjes së 23-vjeçares nga Delvina, Evgjeni Baxho.

Hoxha thotë se mjekët nuk kanë dalë ende në një përfundim, por që shumë shoejt do të dalin në përfundimin se ajo vdiq nga tromboza. Siç tha dhe gazetari Elton Qyno, infeksioni në dhëmballë jep temperaturë dhe kjo gjë mund të shkaktojë trombozë.

Anila Hoxha deklaroi në “Open” se në shtëpinë e saj, përveç simboleve në trup, u gjetën simbole në letra dhe gjithashtu objekte simbolike të çuditshme dhe të panjohura.

Anila Hoxha: Mjekët ligjorë ende nuk kanë dalë në një përfundim, por do të përcaktohet vdekje nga tromboza. Po priten dhe disa përgjigje bazuar në ekspertiza nga mjekësia ligjore. Janë marrë telefoni dhe lap topi. Këto do të hedhin dritë mbi komunikimet që ka patur. Agjentët e krimeve kanë marrë deklarata dhe nga një 28-vjeçar që ajo punonte në një kompani telefonike. Mendohet se është personi i fundit që e takoi dhe ka treguar se kishte 10 ditë që mungonte në punë dhe e kishte marrë në telefon. Ai i kishte kërkuar për kafe dhe ai tha se kishte zgjatur 15 minuta dhe vajza rrëmbimthi u çua nga tavolina dhe u largua. Ditët e fundit është mbyllur dhe rrjeti social facebook, nga të afërmit mendohet. Është marrë dëshmia e një mjeku sepse i janë gjetur disa ilaçe në shtëpi. Përveç simboleve që ajo kishte në trup kishte dhe simbole në letra, kishte dhe objekte simbolike. Ekspertët tanë e kanë të pamundur të përcaktojnë se çfarë do të thonë ato simbole. Nuk kanë komunikuar me ekspertë të huaj.

Elton Qyno: Infeksioni në dhëmballë dhe bajame jep temperaturë të lartë dhe ndaj ka pësuar trombozë. Ndaj ajo ka hyrë në një ritual duke mos u ushqyer. Pyetja shtrohet se kush ia ka vizatuar në shpinë simbolin? Dyshohet se ajo ka qenë brenda në shtëpi me një person tjetër dhe se ky person ia ka vizatuar këto simbole. Çfarë kemi lexuar në internet, tregojnë fuqinë dhe sakrifikimin. Fuqinë e vetë personit që i vizaton.

/TCH/

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed