Menu

Hapet bujtina e parë në fshatin Labovë e Kryqit me financimin e AZHBR

Kryeministri Rama së bashku me drejtoreshën e përgjithshme të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca, dhe ish ministren e kultures Mirela Kumbaro kanë inaguruar së fundmi një bujtinë që është e hapur për turistët në fshatin Labovë e Kryqit në Gjirokastër. Bujtina “Maria”, është shtëpia e parë që hapet për turistët në këtë fshat, falë mbështetjes nga Skema Kombëtare e Financimit prej AZHBR, për ngritjen e bujtinave turistike dhe agroturizmave në fshatin shqiptar, ku ndërthuren tradita dhe modernia, në funksion të zhvillimit të ekonomisë familjare, lokale dhe kombëtare.

AZHBR si një institucion i akredituar për administrimin e fondeve nga BE, është fokusuar në zhvillimin e një Bujqësie të qëndrueshme dhe diversifikimin e ekonomisë Rurale, nëpërmjet granteve që përftohen nga Buxheti i Shtetit, Bashkimi Evropian, Banka Botërore dhe Qeveria Suedeze.

Sipas asaj që drejtoriesha e Përgjithshme e AZHBR Frida Krifca ka publikuar në median sociale, kjo është e para bujtinë në zonë që hap dyert për shërbime akomoduese dhe gastronomike.

Bujtina është ngritur mbi themelet e shtëpisë së vjetër, të rrënuar, ku janë shtuar tetë dhoma pritëse që janë mobiluar me kushte tepër të rehatshme. “Vizitorë ka shumë, por skanë ku flenë, dhe largohen”, thotë Maria që do të gatuajë supë me lëng mishi, lakror, qullopita dhe gliko kajsie me barbarozë për vizitorët. Produktet do tja marre fermerëve në fshat që prodhojnë plot të mira.

Mbështetja e këtij investimi do lejojë që vizitorët të kenë mundësinë të qëndrojnë e ta njohin këtë fshat me histori. Ata tashmë jo vetëm do vijnë të vizitojnë kishën, por do shpenzojnë kohë e financa për të pushuar disa netë në kushte optimale, të degustojnë prodhimet, të blejnë me vete, e të vizitojnë kalanë e të tjera vende tërheqëse.

alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed