Një shtetase italiane që banon në Romë, Tatiana Swami, ka publikuar në llogarinë e saj në median sociale një njoftim që ka alarmuar banorët e distriktit në të cilin ajo banon, Tor Bella Monaca.
‘Më ka dalë gjapri Piton nga kafazi. Kisha dritaren hapur dhe ka ikur. Nëse dikush e shikon të më njoftojë’.
Postimi është shoqëruar dhe me një foto të gjarprit duke bërë që shumë njerëz të komentojnë dhe të shprehin edhe frikën e tyre që gjarprin piton mund ta kenë pranë banesës.
Në këtë mënyrë ka nisur kërkimi për gjarprin, i cili rezulton i humbur prej 48 orësh.
Komentet e banorëve të zonës në rrjetet sociale kanë qenë të shumta. Disa kanë kërkuar më shumë të drejta për kafshë të tilla duke e quajtur diçka mizore mbylljen e tyre në kafaz për gjithë jetën. Ndërkohë që të tjerë kanë qenë të frikësuar nëse banonin afër saj, duke i kërkuar adresën e saktë të banimit. Të tjerë i kanë sugjeruar, se nëse gjarpri piton është akoma në shtëpi, të vendosë një pjatë më qumësht diku në tokë dhe të presë, sepse kjo është një metodë që funksionon gjithmonë, në rast se gjarpri është akoma në shtëpi.
Burimi: La Republicca
Qendra Alert
alert.al
LEAVE A COMMENT