Ajo që na ka treguar virusi Covid -19 deri tani është që ai ndryshon në mënyrë të vazhdueshme. Ekspertët bien dakort që variant Delta është më ngjitës sesa variantet e mëparshme të virusit. Simptomat e Deltës janë pak më të ndryshme, ndërkohë që po shqyrtohet akoma nëse ky variant është më i rëndë sesa variantet e mëparshme. Por, ajo që është e qartë gjatë këtyre kohëve, është që edhe ky virus mund të jetë fatal për jetët e njerëzve si dhe të shkaktojë komplikacione serioze për shëndetin e tyre.
Më poshtë po paraqesim disa nga simptomat të cilat janë më shqetësuese për mjekët.
- Vështirësi në frymëmarrje
Simptomat e virusit Covid -19 janë shumë të ndryshme, dhe shumica prej këtyre simptomave nuk janë simptoma serioze. Por, megjithatë, disa simptoma kanë nevojë për kujdesin e menjëhershëm të mjekëve. Kështu që këshilla e parë e doktorëve është që të kërkoni ndihmën e mjekëve menjëherë nëse hasni në vështirësi në frymëmarrje apo keni dhimbje të kraharorit.
- Nuk keni simptoma
Që nga fillimi i pandemisë, një nga aspektet më frustruese për mjekët të Covid -19 ishte fakti që në shumë njerëz nuk kishte simptoma. Dhe ky aspekt vazhdon që të mbetet i njëjtë edhe për variantin Delta, i cili mund të transmetohet nga njerëzit e vaksinuar, të cilët nuk janë në dijeni që janë të infektuar. Sipas këshilltarit të presidentit Amerikan Biden, Anthony Fauci, ‘individët e vaksinuar janë ata që po e transmetojnë këtë virus, megjithëse nuk dihet me saktësi se deri në çfarë mase dhe sa shpejt mund të transmetohet nga individët e vaksinuar’. Për këtë arsye, është rivendosur mbajtja e maskës për të gjithë, qofshin ata të vaksinuar ose të pavaksinuar.
- Ndienja e pafuqisë për tu ngritur nga shtrati
Sipas Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, përveç vështirësisë në frymëmarrje ose dhimbjes në kraharor, nëse dikush ka vështirësi për tu ngritur nga shtrati apo për të qëndruar zgjuar, atëherë duhet që të kërkoni menjëherë ndihmën e mjekëve. Këto simptoma mund të tregojnë që Covid ka shkaktuar inflamacionin e trurit.
- Simptomat e zgjatura të Covid
Virusi Covid -19 mund të prekë pjesë të ndryshme të trupit, dhe fatkeqësisht disa infeksione shkaktojnë sëmundje të zgjatur i njohur edhe me termin ‘Covid i gjatë’. Për këta individë, Covid, mund të zgjasë për javë ose muaj të tërë, dhe mund të prekë të gjithë organizmin, duke përfshirë zemrën, mushkëritë, veshkat, lëkurën dhe funksionimin e trurit’.
Sipas mjekëve, simptomat e Deltës – veçanërisht tek personat e vaksinuar – mund të ngjajnë me një grip të zakonshëm, me ethe, temperaturë, lodhje, si dhe simptoma të tjera të ngjashme me Covid-in.
Burimi: Yahoo Life
Qendra Alert
alert.al
LEAVE A COMMENT