Menu

Kompania Mars tërheq nga tregu edhe këto produkte

Kompania ndërkombëtare Mars, përveç ndalimit të akulloreve të tyre në shtetet europiane dhe të rajonit, ka tërhequr nga tregu Italian edhe produktin M&M Crispy, për shkak të prezencës së organizmave gjenetikisht të modifikuara në brendësi të produktit.

Këto produkte janë tërhequr dhe nga supermarketet Coop dhe Deco. Produkti në fjalë është shitur në paketimin 170 gramë dhe ka numrin loti si vijon: 125G1HAG03 dhe 125G2HAG03 dhe datë skadence 23/01/2022 (kodi EAN 5000159416177).

Kompania Mars ka saktësuar që ndalimet i përkasin vetëm këtij loti të produktit. Për informacione më specifike mund të kontaktoni kompaninë Mars Italia në numrin 0257514220.

Gjithashtu supermarketet Bennet në Itali kanë ndaluar dhe disa biskota të kripura të markës Bennet dhe ViviSi për shkak të prezencës së mundshme të substancave të huaja në një përbërës të tyre (që në këtë rasti ishte mielli).

Produktet në fjalë janë:

Crackers Bennet (të kripura), në paketimin 500 grammi, me numra loti 6031 dhe datë skadence 22/07/2022, dhe numër loti  6091 dhe datë skadence 28/07/2022.

Crackers Bennet (jo të kripura në sipërfaqe), në paketim 500 grammi, me numër loti 6031 dhe datë skadence 22/07/2022.

Crackers integrali ViviSì, në paketim 400 gramë, me numër loti 1207 dhe datë skadence 26/05/2022.

Produktet e ndaluara janë prodhuar në Bennet Spa da Quality Food në fabrikën via Spilimbergo 221 në Martignacco, në provincës e in Udines.

Gjithashtu është rekomanduar që të mos konsumohen produktet e ndaluara me këto numra loti si dhe me këto data të skadencave.

Që nga 1 janari i këtij viti, në Itali janë ndaluar rreth 262 produkte.

Burimi: Il fatto alimentare https://ilfattoalimentare.it/mars-richiamo-mms-bennet-cracker.html

Qendra Alert

Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed