Menu

Operacion masiv anti-kanabis në Krujë, Guardia di Finanza zbuloi parcelat

Operacione masive anti-kanabis me përfshirjen e RENEA-s dhe FNSH-së janë duke u zhvilluar në rajonin e Krujës ku deri më tani ka disa të shoqëruar. Aksioni nisi me te dhenat e monitorimit në hapësirën ajrore shqiptare nga Gurdia di Finanza të parcelave me kanabis. Nderkohe, policia zbulon drogë te kamufluar në sera perimesh dhe kultivuar me llamba në bodrumin e vilave luksoze në Nikël.

Qindra forca policie kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në zonën e Fushë Krujës dhe malësisë së Krujës.

Operacioni vijon ende, ndërsa janë mbi 10 sera të mbjella me kanabis që janë kamufluar si të mbjella me perime. Në megaoperacionin që po zhvillohet janë pjesë FNSH dhe RENEA. Në terren ndodhet edhe vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili drejton operacionin, bashkë me Gjovalin Lokën. Deri më tani janë shoqëruar 7 persona.

Monitorimi i misionit të Guardia di Finanza nga ajri, dronet e policisë, informacionet e shërbimit informativ kanë grumbulluar të dhëna për aktivitetin kriminal. Për disa javë është bërë vëzhgimi në terren me agjentë civil.

Pjesë e këtij hetimi është bërë edhe prokuroria e Posaçme kundër krimit e korrupsionit pasi nga të dhënat paraprake janë mbledhur prova për përfshirjen e zyrtarëve publik dhe atyre të policisë në tolerimin e kultivimit të kanabisit kundrejt parave që merrnin nga grupe kriminale.

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed