Banorët e fshatit Bizë, të cilët bëjnë pjesë në njësinë administrative Ishëm në Durrës kanë përjetuar dy ditë luhatje të energjisë si pasojë e riparimit të kabinës së vjetër elektrike, e cila furnizon fshatin. Banorë të kësaj zone janë shprehur për median lokale që luhatjet e energjisë kanë filluar gjatë ditës së djeshme, duke u përkeqësuar deri në djegien e elektroshtëpiakeve gjatë mëngjesit të sotshëm.
Sipas tyre kjo gjë ka ndodhur për shkak të tensionit të lartë, i cili ju ka rrezikuar dhe jetën, duke bërë që korenti ti dridhte dhe ti përplaste.
Nga ajo që konstantohet deri tani është se më të dëmtuarat janë familjet që jetojnë akoma në kontenierë si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi vendin në nëntor të vitit 2019.
Banorët e fshatit Bizë kanë fajësuar Operatorin e shpërndarjes së energjisë elektrike dhe përvecse kërkojnë marrjen e masave dhe riparimin e rrjetit elektrik kërkojnë dhe dëmshpërblim për pajisjet e dëmtuara.
alert.al/
LEAVE A COMMENT