Menu

Makina përplas biçikletën në Korçë, një person i plagosur rëndë

Një aksident është shënuar pak minuta më parë në aksin nacional Korçë-Pogradec. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Petrushë, kur një mjet, ka përplasur një shtetas që po udhëtonte me biçikletë.

Mësohet se i dëmtuari po transportohet drejt spitalit të Korçës, ndërsa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur të plotë dinamikën e aksidentit në fjalë.

 

Related Posts