Menu

Manaferrat e ngrira infektojnë një kanton në Zvicër me norovirus

Manaferrat e ngrira të importuara në Zvicër dyshohet se janë pas shpërthimit të infektimeve me norovirus në një kanton të saj. Zyra Federale Zvicerane e Sigurisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (FSVO) u shpreh për Food Safety News se agjencia u informua nga autoritetet e një kantoni se sëmundjet ndoshta ishin për shkak të manaferrave të kontaminuara me norovirus.

Këto njësi rajonale ekzaminuan manaferrat e dyshuara të kontaminuara me norovirus dhe e identifikuan aty virusin, i cili është dhe burimi i mundshëm i infeksioneve.

Nuk dihet saktësisht se sa njerëz janë të sëmurë, por zyrtarët thanë se ishin në dijeni të disa njerëzve me një lidhje të drejtpërdrejtë me manaferrat dhe sëmundjen, ndërsa ekziston një lidhje e dyshuar për tre persona. Gjithashtu ka pasur raporte të transmetimit nga njeriu te njeriu nga njerëzit e infektuar nga manaferrat e ngrira.

Meqenëse asnjë nga manaferrat e importuara nga Gjermania nuk iu shit në mënyrë të drejtpërdrejt konsumatorit, nuk kishte asnjë tërheqje të tyre nga tregu apo paralajmërim publik. Ato ishin shpërndarë me anë të strukturave të distribucionit të hoteleve.

Në vitin 2015, një shpërthim i norovirusit në një shtëpi azili për të moshuar suedezë bëri që 70 prej tyre të sëmuren. Mendohet se tre vdekje ishin të lidhura me këtë shpërthim.

Simptomat e norovirusit zakonisht shfaqen rreth 12 deri në 48 orë pas konsumimit të ushqimit të kontaminuar dhe zgjasin një deri në dy ditë. Ato përfshijnë të përziera, të vjella, dhimbje stomaku dhe diarre. Shumica e njerëzve shërohen plotësisht, megjithatë të tjerët, kryesisht të rinjtë ose të moshuarit, mund të dehidratohen dhe të kërkojnë trajtim spitalor.

Noroviruset janë shumë ngjitës dhe mund të përhapen lehtësisht nga personi në person.  Individët duhet të lajnë duart me sapun dhe ujë për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga kjo sëmundje.

Burimi: Food Safety News

Qendra Alert

alert.al

Related Posts