Menu

Masakra e Velipojës/ Gjykata vendos ‘arrest në burg pa afat’ për dy të plagosurit

Gjykata e Shkodrës ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat për Hasan Ferracakun dhe E.D., dy personat e plagosur në ngjarjen e Velipojës, të cilët u arrestuan si të përfshirë më masakrën që prodhoi katër të vrarë. Seanca është mbajtur në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së vështirë shëndetësore të të plagosurve.

Burime bëjnë me dije se prokuroria kërkoi për të dy arrest në burg, ndërsa pala mbrojtëse kërkoi masë më të butë për 17-vjeçarin E.D., për shkak të moshës, por nuk u pranua nga gjykata. Burime bëjnë me dije se në seancë dy të plagosur nuk kanë dhënë deklarime.

Ngjarja e rëndë u regjistrua katër ditë më parë, ndërsa gjithçka nisi si një debat mes vëllezërve Ferracaku dhe atyre Gocaj për pjesën e shezlongëve në plazh, por që përfundoi në një masakër.

Kujtim Ferracaku, pronar i Hotel ‘Fantazia’ u përplas me armë me vëllezërit Gocaj, pronarë të hotelit ‘Gocaj’. Viktima mbetën Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli vetëm 20 vjeç, ndërsa u plagosën Hasan Ferracakut dhe E.D., nipi i Kujtim Ferracakut. Musaen Zeneli është viktima më e pafajshme e kësaj ngjarje të rëndë, që kishte ditën e parë të punës si kamerier në hotelin Gocaj.

Hasan Ferracaku dhe E. D., nipi i Kujtim Ferracakut, janë të arrestuarit e vetëm për këtë ngjarje, ndërsa policia ka shpallur në kërkim dhe tre djemtë  e Hasan Ferracakut, Abedin, Shyqyri dhe Besar Ferracaku, pasi dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtorë.

alert,al/

Related Posts