Menu

Mbërrijnë nga Greqia 20 mijë doza të vaksinës Astrazeneca, dhuratë për Shqipërinë

Kanë mbërritur në Aeroportin Nënë Tereza 20 mijë doza të vaksinës Astrazeneca, dhuratë e  qeverisë së Greqisë për Shqipërinë.  Vaksinat u pritën në aeroport nga zëvendësministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini dhe ambasadorja e Greqisë Sofia Philippidou.

Lajmin e mirë e ka bërë me dije Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Mnastilriu përmes një postimi në rrjetin e saj social e cila ka shprehur mirënjohjen Greqisë për mbështetjen, duke shtuar se qeveria shqiptare do të vijojë angazhimin pa u ndalur me planin e vaksinimit për mbrojtjen e jetës së çdo qytetari.

Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 956,250 doza të vaksinës anti-COVID dhe janë kryer në total 836,430 doza, prej tyre 332,173 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës ndaj COVID19.

alert.al/

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed