Menu

Më në fund arrin helikopteri në malin e Tomorrit, shuhen tri vatra zjarri

Vazhdon zjarri në malin e Tomorrit. Një helikopter është dërguar në zonë, ku deri tani ka shuar 3 vatra zjarri. Zjarri nisi ditën e djeshme, ndërsa forcat e ushtrisë janë munduar ta mbajnë atë në kontroll për të mos lejuar përhapjen e tij më shumë, duke punuar në kushte tepër të vështira.

Aktualisht zjarri vijon të jetë aktiv në një sipërfaqe të madhe, ndërsa po përhapet në pjesë të tjera të malit.Kurora me pisha dhe pemë e Parkut Kombëtar të Malit të Tomorrit, zonë e mbrojtur, është duke u djegur prej 24 orësh, ku deri tani janë shkrumbuar një sipërfaqe prej 10 hektar pyll. E gjithë zona është mbuluar nga tymi, ndërsa zjarri vijon të përparojë duke djegur gjithnjë e më shumë sipërfaqe të pyjeve.

Për zjarrin janë arrestuar 2 persona, si autorët të zjarrvënies, gjatë kohës që ata mblidhni bimë medicinale në zonë. Në pranga ranë Bardhyl Murati, 50 vjeç dhe  Elton Topi, 32 vjeç, të cilët kishin ndezur zjarr gjatë kohës që kanë qenë duke mbledhur bimë medicinale, por flakët u kanë dalë nga kontrolli duke djegur kurorën me pisha, zjarr që ende nuk po mund të shuhet për shkak të terrenit. Gjithashtu edhe 3 persona po ndiqen në gjendje të lire.

Zjarri nisi dje në pyllin me pisha në fshatin Lybeshë të Poliçanit, ndërsa vatra e tij ka ardhur duke u përhapur gjatë orëve të fundit.

alert.al/

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed