Menu

Ngjarja me pronarin e hotelit në Himarë/ Pushuesi: Vajza 6 vjeçe u trondit, ka nevojë për psikolog

Në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24 të gazetares Evis Ahmeti, u trajtua incidenti i ndodhur në zonën e Livadhit në Himarë, ku një çift pushuesish u konfliktuan me pronaren e hotelit pak ditë më parë.

Çifti me një vajzë 6-vjeçare kishte prenotuar të pushonte për disa ditë teksa sherri mes tyre sipas pretendimeve të palëve ka nisur që në fillim e deri në largim të çiftit.

Por ajo që e bën tronditës këtë incident që agravoi me ulërima e me veprime skandaloze, është prania e vajzës 6 vjeçe të çiftit, e cila është trembur dhe ka filluar të qajë pa pushim.

Protagonisti kryesor i akuzuar nga pronarja e hotelit, është shprehur se kushtet në të cilat ndodhej dhoma ku po pushonin ishin skandaloze. Nga ana tjetër pronarja e hotelit është shprehur se incidenti ka nisur nga çifti, pasi pas largimit të tyre pajisjet e dhomës ishin shkatërruar. Për këtë incident ditën e sotme ka folur vetë pushuesi, i cili është dhe kryefamiljar Visar Mato. Ai tha se vajza ka ndryshuar sjellje pas ngjarjes që ka ndikuar shumë keq në psikologjinë e fëmijës.

“Kjo është një ngjarje shumë e rëndë për familjen tonë. Fëmija im është tronditur shumë nga kjo që ndodhi, nuk ka shkuar në shkollë, por ka kërkuar të rrijë me mua gjatë gjithë kohës, është bërë agresive, fle vonë. Ajo zonja e hotelit ka bërë veprime skandaloze, më ka ndjekur nga pas me një makinë dhe me një motor, ku dëgjoja ‘hape xhamin’ ishte një tmerr i vërtetë! Konflikti i gjithë nisi që duhet te paguanim edhe ditën e shtunë. Ne duhet te largoheshim, kishim planifikuar te iknim. Kur u larguam ajo na ndoqi pas me makinë dhe u desh që të bënte një aksident me një makinë tjetër që të mos bënte veprime të tjera të rënda , veç asaj që bëri duke dalë në rrugë e dua u shtrirë para makinës. Unë nëse do kthehesha pas në kohë nuk do ndaloja, do t’i bija borisë dhe nuk do ndaloja makinën fare. Kam nevojë të konsultohem me një psikolog, unë bëra një veprim të tillë, mbajta makinën dhe u solla në qetësi të madhe. Një ngjarje e tillë dhe njerëz të tillë nuk mund t’i lejosh që të të ndalin fare. Gjithë kjo që ndodhi më ka shqetësuar familjen dhe anën psikologjike tonën”, deklaroi Mato. /News 24/

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed