Menu

Përcillen për në banesën e fundit, 4 anëtarët e familjes që humbën jetë në aksidentin tragjik

Ditën e sotme, do t’i jepet lamtumira familjes prej 4 anëtarëve të cilët ndërruan jetë ditën e djeshme në aksidentin tragjik në autostradën e Vlorës, ku u përplasën nga një mjet luksoz tip ‘Audi’.

Njoftimi është bërë nga familjarët. Varrimi do të bëhet në orën 10:00 në lagjen Dukas-Çoban.

Anëtarët e kësaj familjeje që kanë ndërruar jetë janë Eduart Gushi, 44 vjeç, bashkëshortja e tij Silvana Gushi, 33 vjeçe, si dhe fëmijët e mitur Anastasia Gushi, 14 vjeçe dhe Eva Gushi, 9 vjeçe.

Ndërkohë në ‘Audi-n’ që i përplasi nga mbrapa udhëtonin 3 të rinj, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, por të tre jashtë rrezikut për jetën.

Rrethanat në të cilat, ndodhi aksidenti, kanë shkaktuar një zemërim të madh publik tek qytetarët, por nuk kanë munguar as reagimet nga personazhet publikë të cilët i mëshojnë faktit se ky është problem i rëndë në vendin tonë.

Sipas reagimeve të bëra, ata shprehen të zemëruar me faktin se jeta në Shqipëri nuk është aspak e sigurt dhe mungon çdo lloj parametri i sigurisë rrugore.

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed