Menu

Publikohet sondazhi/ Njerëzit të shqetësuar për korrupsionin në vendet e tyre

Pothuajse dy të tretat e qytetarëve të Europës besojnë se korrupsioni është problem në vendin e tyre, ndërsa COVID-19 e ka përkeqësuar edhe më tej situatën, sipas raportit të organizatës Transparency International.

62 për qind e 40 mijë europianëve të anketuar për sondazhin “Barometri i Korrupsionit Global” besojnë se korrupsioni në qeveri është problem i madh në vendin e tyre.

Rreth një e treta e qytetarëve të unionit gjithashtu konfirmuan se situata është përkeqësuar në 12 muajt e fundit.

Europeans who believe corruption has risen in their country in the past 12 months

Sektori i shëndetësisë shihet si djepi i korrupsionit, ndërsa organizata e ka shënuar si çështje me rëndësi të veçantë për shkak të krizës shëndetësore globale.

Organizata joqeveritare zbuloi se 6 për qind e qytetarëve kanë dhënë ryshfet në sektorin e shëndetësisë, ndërsa 29 për qind kanë përdorur njohjet personale për të marrë kujdes mjekësor. Shumica e qytetarëve gjithashtu mendojnë se qeveritë e tyre nuk e kanë menaxhuar pandeminë me transparencë.

“BE shihet shpesh si bastion i integriteti, por këtë gjetje tregojnë se vendet në mbarë rajonin mbeten të rrezikuara nga efektet tinëzare të korrupsionit”, tha kryetarja e Transparency International, Delia Ferreira Rubio.

Sondazhi gjithashtu ka studiuar edhe fusha të tjera të korrupsionit, si lidhjet midis politikës dhe biznesit. Rreth 53 për qind e europianëve mendojnë se qeveria e tyre kontrollohet nga interesa private.

Kjo pikëpamje mbizotëronte në Slloveni (70%), Bullgari dhe Qipro (68%) dhe në Çeki (67%).

Europeans who think their government is controlled by private interests

Deputetët shihen si personat më të korruptuar, duke vijuar më pas me pronarët e bizneseve, bankierët dhe zyrtarë të qeverisë, përfshi kabineti i presidentit dhe kryeministrit.

Në përgjithësi, më shumë se gjysma e të anketuarve mendojnë se kompanitë e mëdha në të shumicën e rasteve i shmangin tatimet, duke vënë në lojë ryshfetin dhe lidhjet që kanë për të siguruar kontrata.

“Këto rezultate duhet të shërbejnë si kambanë alarmi si për qeveritë ashtu edhe për institucionet e BE. Korrupsioni po cenon besimin e qytetarëve dhe ligjbërësit duhet të dëgjojnë shqetësimet e publikut”, tha Michiel van Hulten, drejtor i degës europiane të Transparency International.

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed