Mjekët kanë reaguar pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për largimin nga puna.
Në një letër drejtuar ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, për djeni të Rektorit të Universitetit të Mjeksisë Arben Gjata dhe Dekanit të Fakultetit të Mjeksisë Xheladin Draçini, mjekët shprehen se “Gjejnë urdhërin të paarsyeshëm, të pambështetur në dispozita ligjore dhe diskriminues”.
Në letër, mjekët kërkojnë tërheqjen e menjëhershme të urdhërit, që sipas tyre cënon lirinë e tyre për të ushtruar profesionin, duke i diskriminuar thjeshtë e vetëm se janë specializantë.
Mjekët paralajmërojnë përshkallëzim në rang kombëtar të reagimit të tyre dhe përballje ligjore.