Menu

Reagon sërish ish ministri Panariti për helmimin masiv të banorëve të Deçanit

Ish Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka reaguar sërish për helmimin masiv të banorëve të Deçanit. Këtë radhë ai ka reaguar si një toksikolog profesionit dhe që e ka ushtruar këtë profesion prej vitesh, përpara se të merrej me politikë dhe të shërbente si Ministër i Jashtëm, Ministër i Bujqësisë i Republikës së Shqipërisë dhe aktualisht Drejtor i Kabinetit i Presidentit Meta. Ish ministri ka bërë thirrje për një kujdes maksimal dhe që klorinimi i ujit nga shoqëritë furnizuese nuk përbën garanci për sigurinë e tij as në Deçan, as në Prishtinë dhe as në Tiranë. Sipas Z. Panariti ekzistojnë mikrorganizma që nuk ndikohen nga dezinfektantët. Dhe fakti që shkaqet nuk janë zbuluar akoma do të thotë që duhet më shumë kohë dhe gjithashtu më shumë kujdes. Ai thekson që ‘ka ndotës biologjikë të ujit shumë të shpeshtë si “cryptosporidet” , të cilët është e vështirë të zbulohen, sepse për to kërkohen membrana filtri të posaçme, procedura koncentrimi të filtrateve si dhe antitrupa lidhës monoklonalë’.

Më poshtë postimi i plotë në llogarinë në Facebook:

Kujdes!

Edhe njëherë mbi helmimin masiv të banorëve të Deçanit.

Çfarë duhet mbajtur parasysh?

Sëpari, klorinimi i ujit nga shoqëritë furnizuese nuk përbën garanci për sigurinë e tij as në Deçan, as në Prishtinë dhe as në Tiranë.

Pra të deklarosh se zbaton protokollet e dezinfektimit të ujit të pijshëm (klorinim etj) nuk është fletë garancie për konsumin e tij .

Ka mikrorganizma që nuk ndikohen nga dezinfektantët.

Së dyti, dihet se laboratorëve kimikë nuk u duhet më shumë se 48 orë për të vërtetuar apo përjashtuar ndotjen kimike të ujit.

Prandaj besoj se ky shkak tashmë është i përjashtuar, sepse duhet të ishte zbuluar tashmë

Së treti me analizat mikrobiologjike, duhet më shumë kohë dhe kujdes..

Ka ndotës biologjikë të ujit shumë të shpeshtë si “cryptosporidet” , të cilët është e vështirë të zbulohen, sepse për to kërkohen membrana filtri të posaçme, procedura koncentrimi të filtrateve si dhe antitrupa lidhës monoklonalë.

Nëse laboratorët nuk e kanë këtë mundësi (për të cilën dyshoj fort).. mos humbni kohë por çojini analizat në qëndrat Evropiane të Referencës.

Ndërkohë gjurmoni burimin e ndotjes…

Koha nuk pret.

Nderkohë të ndalet përkohësisht konsumi i ujit të rrjetit deri sa të sqarohet çështja.

 

Alert.al/

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed