Natyra ka dhuruar bukuritë përrallore, në bjeshkët, malet, alpet shqiptare, ndërsa udhëtimi ynë ka destinacion Parkun Kombëtar në Malet e Sharrit, ndërsa e konsideronim një zonë të virgjër, dhe vetem pak të njohur. Më së shumti për zonën turistike e kishte përshkruar një miku ynë nga një fshat i Prizrenit. Esheref Qafleshi nga fshati Opoje në Komunën Dragash pranë Prizrenit, adhurues i natyrës, na ofroi të njiheshim me Parkun Kombëtar Mali i Sharrit. Ai kishte dëshirë që mediat shqiptare të pasqyronin turizmin malor te Kosovës. Sigurisht një rast i tillë ishte tregues i qartë për vlerat e natyrës dhe bukuritë që të ofronte Parku Kombëtar në Malin e Sharrit.
Prizreni qyteti historik është ndalesa e parë, ndësa aty do të mësojmë dhe rrugën për në zonën turistike. Rruga duket disi e vështirë nga ngjitjet malore, ndërsa na e lehtësoi lëvizjen panorama e mrekullueshme e cila na shoqëron deri në zonën turistike. Një rrugë e asfaltur mrekullisht, në të dyja anët e pyllëzuara dhe e ruajtur me fanatizëm. Lez quhet fshati i vogël me shumë histori, por me një numër të vogël banorësh, ndërsa më pas rruga gjarpëronte. Pranë një lugine shfaqet Zaplluxha një fshat tjetër i bukur. Aty do të na priste dhe miku ynë Esherefi dhe sëbashku do vijonim udhëtimin për afro tre km deri në Parkun Kombetar Mali i Sharrit. Sa më shume ngjiteshim në bjeshkë aq dhe më shumë uleshin temperaturat e ajrit. Sapo mbërritëm në hyerje të zonës turistike, një karvan autoveturash po ktheheshin nga Parku Kombëtar. Qëllimi i tyre ishte të eksploronin natyrën e bukur të Parkut Kombëtar, garuesit me mjete vinin nga trevat të ndryshme të Kosovës.
Ndërsa ndaluam të shijonim lëizjet e zhurmshme të automjeteve, ne prezantohemi me Kaltirnën punonjëse pranë një lokali shumë të këndshëm nga paraqitja vizuale. Ndodhej në hyerje të Parkut Kombëtar. Ajo na ofroi të vizitonim ambjentet e brendëshme aty ku dhe ajo punonte si menaxhere. Një lokal karakteristik tradicional, i punuar me mjeshtëri shumë i përshtatshëm për zonën. Klatrina na tregon se fundjava është e mbushur me vizitorë, disa prej tyre ishin turistë të huaj dhe kishin preferua të shijonin panoramën magjepse jashtë lokalit, të tjerë në ambjentet e brëndshme.
Parku Kombëtar i Sharrit është një zone me mrekulli, me shumë gjallesa, kafshë të egra dhe ajo çka relakson turistët është natyra. Më pas ajo na tregon dhe për barin që administrohet nga tre banorë të zonës. Turistët vendas dhe të huaj preferojnë gatimet tradicionale me prodhime të zonës, të apasionuar pas këtyre gatimeve.
Klatrina ka dëshirën e madhe të na prezantojë deri në detaje për zonën turistike, në tokën e shqipeve, duke vijuar bashkëbisedimin. Parku Kombëtar i Sharrit përfaqësohet nga mbi 1500 specie të bimëve vaskulare, Fauna me 32 lloje gjitaresh 200 lloje të zogjve, dhe më pas zvarranikë, amfibe disa lloje të peshkqve etj.
Parku Kombëtar ka një sipërfaqe prej 53.272 ha dhe gjendet në pjesën e maleve të Sharrit, vargmal që shtrihet me Shqipërine verilindore, Kosovën juglindore dhe Maqedoninë e Veriut në veriperendim.
Komuna e Dragashit në Kosovë ka një mori mundësish akoma të pa eksploruara për aktivitete në natyrë dhe turizëm, duke përfshirë gjurmimin e kafshëve, vëzhgimin e zogjve dhe vëzhgimin e natyrës (përfshirë për qëllime akademike dhe kërkimore), peshkimi, shëtitje dhe ecje në kodër, biçikletë malore, kampimg & piknik, eksplorimi i trashëgimisë, arkeologjisë dhe kulturës rurale, skijim, kalërim, çiklizëm, produkte vendore natyrore dhe të kultivuara (barishte, mjaltë, fruta dhe perime).
Kompleksi turistik “n’Bjeshkë” ( Guri i Zi) ndodhet 3.5 km nga pjesa e banuar e fshatit Zaplluxhë në Komunën e Dragashit dhe mund të arrihet përmes një rruge të asfaltuar. Fshati Zaplluxhe (në territorin e Komunës së Dragashit) kufizohet me Komunën e Prizrenit dhe Maqedoninë e Veriut dhe përmes dy linjave rrugore mund të arrish në zonën turistike, ku dhe gjen shijen e natyrës, mikpritje, sikurse dhe gatimet tradicionale.
Në të gjithë zonën do të gjesh shumë burime natyrore të ujit.
Kompleksi turistik “n’Bjeshkë” (te Guri i Zi) punon për t’u bërë katalizator i turizmit dhe zhvillimit ekonomik të kësaj zone rurale. Operatori i themeluar përfaqëson një mundësi punësimi veçanërisht për gratë dhe të rinjtë, duke synuar zbutjen e papunësisë dhe mungesën e mundësive të punësimit në këtë zonë rurale.
Krijimi i shërbimit të akomodimit brenda natës dhe përfshirja e atraksioneve të parashikuara do të rrisë numrin e vizitorëve në periudhën e qëndrimit të tyre në kompleksin turistik dhe në zonë. Kjo do të kontribuojë drejtpërdrejt në rritjen e të ardhurave për biznesin dhe do të gjenerojë nevojën për punësim.
Qëllimi kryesor i biznesit është zgjerimi dhe ofertën për mundësitë e turizmit malor me qëllim zhvillimin e turizmit në zonat rurale përmes infrastrukturës së përmirësuar, krijimit të atraksioneve ivonative dhe integrimit të produkteve vendore, specialiteteve gastronomike dhe bukurive natyrore në një paketë të konsoliduar të ofruar nga kompleksi që ndodhet te Guri i Zi në fshatin Zaplluxhe të Kosovës.
Klatrina Qafleshi vijonte studimet për doktoraturë dhe ishte mjaft intelegjente e apasionuar për natyren, fshatin, historinë dhe traditat e vendit të saj Kosovën, ajo na ofroi mikpritje, na prezantoj gjithçka për zonën e mrekullueshme të Parkut Kombëtar, dhe largohemi me shumë mbresa nga këta njerëz punëtorë, patriotë të shquar, me qëllimin e mirë pasqyrimin e realitetit atë çfar na ka falur natyra në tokën shqiptare. Misioni ynë dhe dëshirat e përbashkëta bashkimin e trojeve shqiptare dhe zhvillimin e vendit me standarte europiane.
LEAVE A COMMENT