Menu

Rrahja me shkopa besbolli në Sarandë, avokati merret nën mbrojtje nga Policia, identifikohen tre autorët

Identifikohen dhe shpallen në kërkim policor 3 autorët që dyshohet se kanë rrahur me shkopa bejsbolli ditën e djeshme avokatin Marjel Mejdini në Sarandë. Ndërkohë dy efektivë të forcave “Shqiponja” prej mbrëmjes së djeshme në orën 21:00 janë vendosur në ruajtje të 39-vjeçarit i cili ndodhet në reanimacionin e spitalit të Sarandës.

Sipas policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, por nuk bëhen me dije të tjera detaje.

Njoftimi i policisë:

Goditën me sende të forta një shtetas, identifikohen dhe shpallen në kërkim policor 3 autorët e dyshuar të ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë shpallur në kërkim policor shtetasit E. F., S. N. dhe A. R., për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në lagjen nr. 4, në qytetin e Sarandës, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta në trup shtetasin M. M., 39 vjeç, banues në Sarandë dhe i kanë dëmtuar pjesërisht automjetin që ai drejtonte.

Vijon puna për  lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e tyre.

 

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed