Menu

Shkarkimi i Metës/ Lubonja: Presidenti mbrojti shtetin nga kapja totale

Analisti i njohur, Fatos Lubonja ka komentuar nismën e mazhorancës për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

I ftuar në emisionin ”Pikat mbi i” në ”News 24”, Lubonja u shpreh se gjuha e përdorur nga Kreu i Shtetit gjatë fushatës elektorale ishte agresive, por sipas tij, Meta ka qenë mbrojtës nga kapja e shtetit.

Ndër të tjera, Lubonja citoi fjalët e kryeministrit Edi Rama ku thotë se opozita ka frikë nga drejtësia, por analisti shtoi se kreu i qeverisë është ai që ka bërë vjedhjet, së bashku me kriminelët.

Fatos Lubonja: ”Meta, përpos gjuhës pak agresive, ka qenë mbrojtës nga kapja e shtetit. Anëtarët e Komisionit janë ushtarë. Rama thotë jam i mirë e këta të këqinjtë, por po i merr nga forca. Meta nuk është larg burgut, sepse Rama thotë këta kanë frikë nga drejtësia. Është Rama ai që ka vjedhur bashkë me kriminelët. Historia ka treguar se edhe përsëritet, nuk duhet ta lejojmë një gjë të tillë.”

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed