Menu

Shoferi shqiptar u afron para policëve maqedonas, në kamion kishte dy çanta me drogë

Ministria për Punë të Brendshme e Maqedonisë së Veriut informon se ka sekuestruar drogë me vlerë prej 200 mijë eurove, e cila si destinacion kishte Greqinë. Nga MPB thonë se transporti i drogës është ndaluar sot (10 qershor) pas mesnate (rreth orës 01:00), ndërsa është arrestuar edhe një shtetas i Shqipërisë.

“Nga ana e patrullës së komunikacionit nga policët e Prilepit, rreth orës 01:00 në rrugën rajonale Prilep – Gradsko, është ndaluar makina ngarkuese “Man” me regjistrim të Shqipërisë, e drejtuar nga B.J (40) shtetas i Shqipërisë. Gjatë kontrollit, shoferi ju ka ofruar para policëve që të mos kryejë kontrolle, por policët nuk kanë pranuar. Dhe gjatë kontrolleve kanë gjetur dy çanta të mëdha në të cilat kanë qenë 50 paketime me marihuanë, me sasi prej 50 kilogramëve. Vlera e drogës është rreth 200 mijë euro”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ata shtojnë se shoferi i kamionit është arrestuar dhe gjatë ditës së sotme do të dorëzohet në Prokurorinë e Prilepit, për procedura të mëtejme./Telegrafi/

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed