Menu

Shqiptari drejtonte bandën e kokainës, policia greke me dronë e forca speciale për ta kapur

Policia greke ka arritur të shkatërrojë një rrjet të madh të trafikut të kokainës në Mikonos, i drejtuar nga shqiptari Gjergji Kapaj.

Gjatë operacionit të fshehtë u përdorën edhe dronët, ndërkohë që policia arriti të arrestojë 4 persona, si dhe sekuestroi armë, makina dhe lëndë narkotike. Hëtimet për grupin e trafikut të kokainës filluan në tetor të vitit të kaluar, pasi policia zbuloi se grupi e trafikonte drogën nga Holanda dhe më pas e shpërndante në Mikonos.

Policia njofton, se për goditjen e bandës së drejtuar nga shqiptari, janë angazhuar Forcat Speciale dhe dronë, ndërsa operacioni, është shtrirë në Mikonos dhe Athinë. Hetimi për grupin e drejtuar nga Kapaj ka nisur në tetor të 2020, pas informacioneve të marra në rrugë operative nga autoritetet greke.

Dyshohet, se në fund të muajit prill, ky grup ka sjellë nga Holanda 3 kg kokainë, ndërsa vlera totale e saj nëse do të hidhej në treg do të ishte 84 mijë euro.

Policia greke ke bërë tetë kontrolle banesash, 4 në Mikonos dhe 4 në Athinë, si dhe ka arrestuar 3 persona. Në kontrollin e kryer në banesat në fjalë, është sekuestruar, mbi 300 gramë kokainë, 50 ramë marijuanë, armë e dokumente të falsifikuara.

Kreu i grupit, Gjergji Kapaj, është një person shumë i njohur për autoritetet greke, pasi në vitin 2012 është arratisur nga spitali i burgut në Trikalla. Gjithashtu ai i ka shpëtuar edhe një atentati në vitin 2017. Në atentat mbeti i vrarë shoku i tij Roland Shembitrasi.

alert.al/

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed