Kopjet e testeve të provimit të Gjuhës Shqipe, që duhet të ruheshin sekret deri në fillim të procesit, kanë dalë në publik. Pedagogu Ndriçim Mehmeti denoncon daljen e tyre, duke publikuar një kopje të dokumenteve në rrjetin social Facebook.
Pedagogu i njohur si kritik i politikave arsimore të qeverisë, shkruan se kjo është rrjedhojë e paaftësisë së zyrtarëve dhe të ministres së Arsimit, Kushi.
Postimi i plotë:
“Nuk heqim.dore nga tradita e mire e daljes, shperndarjes dhe zgjidhjes se testit ne kohen e duhur.
Qe ne oren 10.00 testi i Gjuhes Shqipe dhe Letersise ka marre rruget nga shkollat ne tryezat e kafeneve per zgjidhje dhe dorezim pergjigjesh ne kohen e duhur.
E kam te qarte qe fajin e ka opozita, se ka brenda ata te FRPD dhe mesues te djathte qe duan ti nxijne faqen arsimit Rilindas
Ky eshte nje mireadminstrim i çorganizuar me sukses nga Ministria e Arsimit. Mos e kerkoni fajin askund veç paaftesise tuaj
Suksese ne jete zysh Kushi”
alert.al/
LEAVE A COMMENT