Menu

Abuzimet me çmimin e maskave, Autoriteti i Konkurencës merr masa për tregëtuesit

Kërkesa gjithmonë e në rritje të maskave në farmaci lejoi edhe abuzimin e gjerë në çmime. Përkatësisht një maskë kirurgjikale nga çmimi normal 20-30 lekë, u tregëtua në nisje të pandemisë me 200 lekë copa. Farmacistët e lidhën këtë ndryshim çmimesh me mungesën e furnizimit nga importuesit si dhe depot farmaceutike. Një sjellje e tillë e tregëtarëve, u monitoruar nga Autoriteti i Konkurencës. Së fundmi, ky institucion nga ndaluar ndryshimin e çmimeve të padrejta.

Disa ditë më parë, shumë kompani farmaceutike u gjobitën nga 1 deri në 2 milionë lekë. Kjo si pasojë e rritjes stratosferike të çmimit të maskave. Një situatë kjo që rëndoi xhepat e konsumatorit dhe cënoi tregëtimin e lirë. Së fundmi kur maska është bërë e detyrueshme, AK, paralajmëron tregtuesit që të jenë të kujdesshëm me sjelljen e tyre ndaj konsumatorit fundor.

Qendra Alert/ Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed