Menu

Aksidentet, eksperti Gëzim Hoxha: Jemi prej 30 vitesh në të njëjtën gjendje, çfarë nuk shkon dhe si duhet rregulluar

Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Gëzim Hoxha ekspert aksidentesh, avokat ka folur për aksidentet rrugore në Shqipëri dhe masat që duhet të merren për uljen e rasteve të tyre. Hoxha tha se Kodi Rrugor duhet të jetë sipas atij Europian dhe se duhet të krijohet Autoriteti i Mbikqyrjes së Sigurisë Rrugore.

“Prej 30 vitesh jemi në këtë gjendje nga aksidentet rrugore. Më përpara bëhej kurs 2 vjeçar, pasi përfundojnë shkollën e mesme, ku kualifikohen instruktor për teori. Sot ndodh që të bëhet instruktor kushdo, po ashtu edhe komisioner. Këto profesione merren me fushata sipas forcës politike, duke sjellë njerëz të pakualifikuar. Ndaj ka nevojë të shpalosen ide dhe mendime se si duhet rregulluar kjo punë. Edhe për statistikat nuk kemi Institut Studimor, problemi fillon nga Tatimet. Vetë siguria rrugore, më shqetëson fakti kush e kualifikon, duhet të ketë shkollë, licencë, edhe instruktori nuk duhet të jetë në të njëjtit nivel me kursantin. Kemi patur 2 shkolla që merreshim me kualifikim e njerëzve. Kodi Rrugor duhet të jetë sipas atij Europian, bëhen korrigjime të pakënaqshme, domosdoshmëri përfshirja e shoqërisë civile. Ka autoshkolla të mira, me instruktor të mirë dhe komisioner të mirë. Flitet për jetë njerëzish, komisoneri duhet të jetë shumë i trajnuar. Edhe tek kontrolli teknik kam rezervat e mia, disa automjete nuk hyjnë në kontroll teknik por hyjnë të tjera, duhet të ndërgjegjësohemi edhe si qytetarë sepse një makinë me probleme të çon në vrasje njerëzish. Duhet ndërgjegjësim dhe masa shtrënguese. Nuk kemi studime se sa aksidente vijnë nga problemet e makinave, duhet të krijohet Autoriteti i Mbikqyrjes së Sigurisë Rrugore”-tha Gëzim Hoxha.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed