Menu

Analiza ekonomike e Panaritit: Fermerët u braktisën, baxhot po kthehen në fasoneri të paketimit të qumështit

Sektori i bujqësisë ndonëse nuk pati rënie ekonomike gjatë pandemisë, ndyshe nga shumë sektorë, sërish është në kushte jetike. Fermerët ndiejnë nevojën e subvencionimeve më të larta. Afro 6 milion euro në vit për 7 mijë fermerë, nga 45 mijë të regjistruar me NIPT, cilësohen të pamjatueshme. Ky sektor sot shpreh nevojën e mbështetjes direkt dhe uljen e kostove të prodhimit pasi produktet po shiten me çmime mjaft të ulta. Eksperti i bujqësisë dhe ish-ministri Prof. Dr Edmond Panariti sheh edhe një anë tjetër të errët. Importi i qumështit po dëmton prodhimin vendas duke detyruar baxhot të mos blejnë te fermeri. Panariti shkruan në rrejete sociale se baxhot po kthehen në fasoneri të paketimit të qumështit.

Postimi në facebook:

Qumësht që rrjedh nga jashtë brënda dhe fermerët që rrjedhin nga brënda jashtë! Ashtu siç nuk ka ndodhur më parë autoçisterna me qumësht të importuar furnizojnë tani rregullisht fabrikat e përpunimit të qumështit te ne. Industria jonë e qumështit, po kthehet në fasoneri! Asnjë qindarkë mbështetje direkte për të dhe furnizuesit e saj, fermerin dhe blegorët vendas. Asnjë dhe asgjë! Edhe në këtë pandemi të rëndë u lanë pa përkrahje. U braktisën! Qumështi i fermave tona, nuk e konkurron më atë të importit. Fermat po mbyllen.. Lopët delet po firaksin. Një vend historikisht dhe tradicionalisht blegtoral, rrezikon të mbetet pa bagëti dhe bujqësi.

I vetmi artikull “eksporti” mbeten fermeret të cilët të braktisur dhe varfëruar po lëvizin nga brënda jashtë në kampet e azilit të Evropës.  Shpëtoni blegtorët dhe blegtorinë!  Duke i ulur barrën e tatimeve dhe të taksave. Ktheni rimbursimin e plotë të TVSH për fabrikat e qumështit , që ato të blenë qumështin e fermave tona.  Jepuni para në dorë për çdo kokë bagëti të mbarështuar ashtu siç bën Evropa dhe vëllai ynë i vogël Kosova.  Ndaloni konkurrencën e pa ndershme të qumështit të importit me mekanizma ligjore që ja u njeh edhe marrëveshja e tregtisë së lirë. Bëjeni siç bëjnë të gjithë ata që e duan vërtetë vendin dhe banorët e tij.

Mos i persekutoni, blegtorët dhe barinjtë duke i përndjekur dhe mbyllur stanet, baxhot, pikat e therjes apo dyqanet e vogla me anë të policisë ushqimore të quajtur AKU, apo me xhandarmërinë tatimore për të favorizuar një grusht mega biznesesh. Lërini të mbijetojnë dhe marrin frymë në një vend që është edhe i tyre.  Por ky model drejtimi dhe qeverisje nuk i bën këto! Sepse ai është vetë sëmundja dhe jo ilaçi kundër saj. E vetmja shpresë mbetet një model tjetër qeverisje që ti mbyllë këto plagë.

Qendra Alert / Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed