Menu

Arben Shytaj: Abuzimet e kompanive me plehrat kimikë, rreziku që përkthehet në produkte ushqimore

Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Arben Shytaj ish-përgjegjës Inspektoriati dhe ish inspektor i PMB ka folur për abuzimet e kompanive me plehrat kimike, mangësitë e ligjit të mëparshëm dhe detyrimi për regjistrimin e të gjithë plehrave kimikë që hyjnë në Shqipëri.

“Në Shqipëri përpjekjet për të kontrolluar këtë sektor të rëndësishëm kanë filluar në vitin 2000, me një projekt të huaj që financoi institutin e studimit të tokave. Subjektet paguanin për mostrën dhe iu merrej një moster, gjë që e ngarkonin subjektin me pagesa dhe me sasi mostra. Kemi patur raste të problemeve të ushqimeve të plehrave kimike, të mangësisë së lëndëve aktive, të përzierjeve të ndryshme dhe kemi marrë masat përkatëse. Ai ligj ndryshoi në 2012, me të cilin u punua deri në 2020. U ndryshua pasi pati mangësi, pasi parashikonte vetëm ushqyesit bimorë dhe jo gamën e gjerë që përbëhet për përmirësimin e tokës. Ligji i ri e ka marrë parasysh, hoqi nga kategoria atë të plehrave C, që qarkullojnë lirshëm në BE dhe në Shqipëri. Shtetit i doli nga kontrolli aftësia për të kontrolluar këtë kategori që qarkullonte lirshëm, pasi kompani për interesa të tyre filluan të abuzonin. U krijua një konfuzion i madh në treg dhe Ministria e Bujqësisë e ka detyrim që të gjitha plehrat që futen në Shqipëri duhet të regjistrohen, nuk ka më lëvizje të lirshme dhe ky është tregues pozitiv në kontrollin e tyre. Autoriteti përgjegjës i kontrollit të plehrave, produkteve plehruese është Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, sektori për bujqësinë. Laboratori i referencës është ai ligjor dhe ata të autorizuar. Në rezultatet e laboratorit, nitrati është me mangësi 1.7%. Mendo sasitë e mëdha që futen 20-30 ton nitrate, kemi të bëjmë me dëm ekonomik. Në interpretimin ligjor për produktet plehruese quhet pleh i tjetërsuar. Po të isha inspektor subjektin do ta gjobisja. Ligji i trajton mangësitë në lëndët aktive si plehra të tjetërsuara. Është mashtrim, një tregtar prodhues e shet me mangësi të lëndëve aktive, këto lëndë janë ato që kërkon t’i blejë fermeri. Në vendet fqinje, të tregojnë se çfarë plehu kërkon, si ta dojë tregtari, janë interesa ekonomike. Standardi i peshës, i ambalazhimit me disa kile mangut. Lënda mbushëse mund të jetë e rrezikshme për shëndetin dhe mjedisin. Prania e klorit e kripëzon tokën. Kushtet e ruajtjes janë të rëndësishme pasi plehrat që vijnë magazinohen ngjitur me njëra-tjetrën, janë substanca kimike. Ligji parashikon dhe kushtet e ruajtjes, kërkesat duhet të jenë strikte”-tha Arben Shytaj.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed