Menu

Banorët e Madheshit, protestë kundër HEC: Ujin po na e merr kryetari i bashkisë

MAT – Banorët e fshatit Madhesh, në rrethin e Matit, janë ngritur në protesta kundër ndërtimit të një HEC-i në fshatin e tyre. Paradoksalisht, projekti po kërkohet të zhvhillohet nga “A.R.M. Albania sh.p.k”, një kompami në pronësi të Fatos Malaj, vëllait të kryebashkiakut të Burreli, Agron Malaj.

Banorët pretendojnë se ky HEC, i cili kalon në një zonë të mbrojtur dhe  parashikon t’u marrë krejt ujin e vaditjes, është zhvilluar në fshehtësi të plotë dhe akuzojnë kryetarin e bashkisë Burrel, se qëndron pas këtij projekti.

“Fatkeqësisht ne po na e merr kryetari i bashkisë, “ARM Albania”, Agron Malaj. Është qesharake”, – u shprehën banorët gjatë një proteste para bashkisë së Burrelit.

Ata e kanë dërguar çështjen në gjykatë dhe paralajmërojnë edhe konflikt social nëse do të nisë puna për ndërtimin e HEC MADHESH!

Sipas tyre nëse u marrin ujin, u kanë marrë jetën!

Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed