Menu

Brenda vitit, vihet në funksionim tregu i kafshëve në Fier

Brenda vjeshtës do të vihet në funksionim tregu i kafshëve të gjalla në Fier. Një investim i përbashkët i bashkisë dhe projektit TAP, që do të rregullojë përfundimisht shitjen e kafshëve të gjalla në këtë qark. Kapaciteti i tregut është për rreth 3 mijë krerë. Veç kushteve e standardeve më të mira, pjesë e tregut është edhe një thertore për raste emergjente, si dhe hapësira e shfrytëzueshme për panaire të ndryshme. Ky investim është një model shumë i mirë që mund të aplikohet edhe në zona të tjera të vendit. Pasi bëmë disiplinimin e thertoreve, rregullimi i tregjeve për shitjen e kafshëve të gjalla është një tjetër ndërhyrje e domosdoshme.

Qendra Alert/Alert.al

 

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed