Menu

Eksperti i ekonomisë Zef Gjeta: Çmimet do rriten botërisht, le ta sigurojmë grurin vetë

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, eksperti i ekonomisë dhe pedagogu Zef Gjeta ka folur për situatën e rritjes së çmimeve në të gjithë botën dhe se si mund të dalë vendi ynë nga kriza që e ka kapur.

“Më vjen mirë që do të ketë një ligj për bukën, më vjen keq si konsumator se kemi çdo ditë bukë me probleme, një herë cilësia, çmimi e të tjera me radhë.  Ligji ka mundësi ta rregullojë që buka të shkojë drejt standardit. Po deri sa të dalë ligji pse duhet të kemi një bukë jo të mirë? Ne marrim shumë miell biskotash dhe pak miell buke, ndërsa prodhojmë shumë bukë dhe pak biskota. Unë e krahasoj situatën e rritjes së çmimeve me situatën e  gripit. Shoh njerëz që tremben nga gripi, situatën do e kalojmë, por si duhet ta përgatisim veten për të dalë nga kriza? Çmimet do rriten, ne jemi të varfër, si ta përballojmë? Duke mbjell disa toka që i kemi djerrë. Nuk kemi pse presim që të na vijë gruri në Durrës. Shkojmë në Shkodër që ka 30 vjet pa u punuar toka. Duhet ta shohim qasjen ndryshe. Këto çmime do rriten botërisht. Në një projekt, eksperimentuan mbjelljen e lulediellit, në Lushnje dhe Fier. Mori 46 kuintalë për HA luledielli. Nëse do fillojmë me uljen e TVSH në shportë, do kompensojmë familjet e varfra, me aftësi ndryshe, por i bie që taksat të rëndojnë mbi ata që pagujanë. Nafë dhe energji kemi më shumë se konsumojmë, toka kemi, në ‘90 kemi patur tokë më pak. Në Divjakë kompensohet se mbillet 3 herë, në Durrës 2 herë, por kur ne e lëmë djerrë kjo është shqetësuese. Kemi ecje jo paralel të industrisë me blegtorinë. Në vitet 1988-1989 sa stalla komplekse blegtorale kemi patur dhe kanë qenë gjitha bulmet. Ndërsa sot jemi gjithë ato banorë e nuk kemi një stallë. Një problem tjetër është se fermeri duhet të drejtohet në farmaci veterinare për të marrë ilaçin që ia jep farmacisti. Agronomi duhet t’ia japë recetën mjekësore, nuk e kam dëgjuar askund këtë fenomen. Dështojnë me fara dhe i jep produktin që farmacistit i ngel stok. Që ta përballojmë krizën duhet ta pranojmë realitetin”-deklaroi Zef Gjeta.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed