Menu

Eugen Skermo: Pse ndodh humbja e bletëve dhe si mund të kthehemi në një vend eksportues i mjaltit

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Eugen Skermo nënkryetar i Federatës Kombëtare të Bletërritësve ka folur për problemet që çojnë në humbjet e bletëve dhe masat që duhet të marrë Ministria e Bujqësisë përmes subvencioneve të cilat do të ndikojnë në rritje të prodhimit dhe të eksporteve.
“Vit pas viti ka patur probleme me humbjet e bletëve. Edhe kët vit kemi patur humbje të mëdha që shkojnë 20-40%. Deri te 20% është normale, por në varësi të sëmundjeve të bletëve, të antibiotikut që përdorin ndaj të cilëve krijojnë rezistencë dhe nuk krijojnë efektin e duhur për të luftuar sëmundjen e tyre ka patur humbje. Ka bletarë që kanë humbur deri në 70% të parkut të tyre. Ndikon edhe klima, sëmundjet dhe spërkatja me pesticide ku duhet të jenë më të kontrolluara. Duhet që Ministria e Bujqësisë të marrë plan masash që kur të ndodh sperkatja e pemëve të lajmërohen bletërritësit, pasi ndodh që nuk lajmërohen dhe kanë humbje në bletë. Përveç se do ketë më pak prodhim do ketë dhe mbetje në mjaltë, që është problem i madh i cili duhet analizuar në laboratorë, që konsumatori të marrë një produkt të sigurt. Federata ka qenë e angazhuar, por covid-19 na ka larguar pak dhe problematikat kanë qenë më të mëdha. Kemi kërkuar në kohën e pandemisë që lëvizja e bletarëve të ishte më e lirë për të lëvizuar në parqet e bletëve dhe nuk e kanë marrë. Kjo ishte një humbje tëk bletët, tek kosheret. Por rritja e tyre, a sjell rritje ekonomike? Nëse një person mban 15 familje bletë, nga të ardhurat e mjaltit nxjerr më shumë se një familje që mbështetet me asistencë shtetërorë. Kështu që njerëzit duhet të motivohen, të punojë më shumë me bletët. Mjalti të subvencionohet për njësi, sa më shumë do prodhohet, më shumë do konsumohet dhe do të eksportohet”-tha Eugen Skermo.
Përsa i përket çmimeve të ulëta të shitjes së mjaltit, Skermo tha se nuk i përgjigjet kostos së punës të bletërritësit dhe se është shumë e vështirë për të nxjerrë mjaltë bio.
“Është shumë e vështirë për të nxjerrë një mjalt bio, natyral po. Ka tërësi faktorësh që duhet të arrish deri në përfundimin e mjaltit bio, duke nisur nga zona, preparatet që përdor, llojet e koshereve, antibiotikët që përdor dhe shumë të tjera”-deklaroi Skermo.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed