Menu

Fshati Gjorem, një atraksion turistik që nuk duhet humbur

Fshati Gjorem me nje popullesi prej afro 5 mije banore, dhe konsiderohet nder fshatrat me te hershem te zones se Kurbinit. Fshati ruan vlera historike qe nga beteja e Heroit tone Kombetar Skenderbeu, e qujatur beteja e Albulenes. Fshati shtrihet ne zonen fushore dhe kodrinore ndersa ruan vlera me resurse natyrore unikale.

Banoret i krenohen nje zone e cila ndodhet mbi kondrat e fshatit aty ku pershkohet nje perrua, me karakteristika te vecanta. banoret e kane pagezuar me emrin Ploça, ne dy anet e perrojit ndodhet dhe nje shkemb a thua se eshte i gedhendur nga mjeshterit guregdhendes. Pamje e shkembit me formen e kokes se njeriut, nje karakteristike e vecante e ketij shkembi i cili nga perroin, aty ku dhe ndodhet ujvara.

Teksa ngjitesh ne kodrat e fshatit platancion i madh me ullishte aty ku dhe kujdesen fermeret, ndersa nje tjeter e vecante eshte dhe ulliri rreth 2000 vjecar. Ka nje diameter te shume te gjere, ende eshte prodhues ndersa per vlerat e saj ende dikasteret nuk e vleresojne si monument natyror.

Grupi i poeteve nga disa treva te vendit tone kishin degjuar per Ploçen dhe Ullirin e hershem, ndaj me iniciativen e poetit kurbinas Ymer Hysa vendosen te promovonin dhe librin e tij pikerisht ne kodrat e fshatit Gjorem, ndaj ne prezantimin e pare me ullirin, poetet jane mrekulluar, teksa kane rrethuar te gjithe se bashku ullirin per te treguar perimetrin shume te gjere te pemes gjigande. Ndonese ishte pak e veshtire ne ngjitje per te arrtiur tek shkembi dekorativ, dhe nje tjeter i prere poetet jane mrekulluar nga pamja qe ofronin keto monumente natyrore.

Ymer Hyse qe e njeh mire zonen ka treguar per vlerat e fshatit Gjorem dhe historine e tij, pervecse ruan tradita ne breza me se shumti dhe interesi i zhvillimit te turizmit, teksa dhe vizitoret pasi njihen me zonen mahniten nga pamjet qe ofrohen ndersa institucionet duhet te investojne ne infrastrukture.

Ndersa grupi i poeteve pas vizites kanionet e Gjormit dhe prezantimit te librit bashke me shijen e natyres qe ofrohen ne kete zone kane shijuar dhe dreken sipas tradites se vjeter kurbinase ne hijen e kurores se ullinjve.

 

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed